Politika 30 June 2026, 17:00 Nga VNA

Avokati i Popullit shkon në komisariatin ku po mbahen protestuesit: Videot janë shqetësuese, sjellja e policisë, jo porpocionale

Ndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit, Endri Shabani dhe stafi i tij kanë vizituar ambientet e Komisariatit Nr. 1 në kryeqytet, ku po mbahen të shoqëruar 6 protestues pas incidenit të ndodhur në tubimin para Kuvendit. Shabani ka ndjekur nga afër situatën për të verifikuar respektimin e të drejtave të tyre ligjore.

Pas daljes nga komisariati, ai konfirmoi se institucioni që ai drejton ka nisur zyrtarisht një hetim për të gjithë zinxhirin vendimmarrës dhe sjelljen e forcave të rendit, duke e cilësuar reagimin e policisë si joproporcional.

I pyetur mbi gjendjen dhe situatën juridike të të shoqëruarve, Shabani u shpreh:

“Kam ardhur vetë, dhe jo stafi pas videove shqetësuese që pamë. Shkova brenda u interesova për të drejaat e tyre dhe në çfarë statusi janë. Mora një nga avokatët dhe shkuam bashke. Të ndaluarit ende nuk kanë një status. Janë ndaluar për shkak të incidentit që ka ndodhur atje. Kemi nisur një hetim për sjelljen e policisë. E drejta për të protestuar është e drejtë Kushtetuese. Policia u soll në mënyrë disporpocionale dhe jemi shumë të shqetësuar për pamjet. Në hetim i gjithë zinxhiri vendimmarrës”. 

Ndërkohë, Shabani dëgjoi edhe shqetësimet e familjarëve të protestuesve të shoqëruar. 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme