Politika 30 June 2026, 17:15 Nga VNA

Protestuesit i pritën para Parlamentit, Rama dhe Berisha u përgjigjën nga Facebook-u

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-30 at 5.15.37 PM.jpeg

Ndërsa thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg” u zhvendosën sot para Parlamentit, kryeministri dhe kreu i opozitës zgjodhën që të mos paraqiten në seancën plenare, duke shmangur përballjen direkte me pakënaqësinë e qytetarëve. Megjithatë, mungesa fizike në sallë nuk i pengoi ata që ta vazhdonin protagonizmin e tyre përmes rrjeteve sociale. Të dy liderët zgjodhën Facebook-un si arenën e tyre kryesore për të komentuar dhe interpretuar zhvillimet e protestës sipas interesave të tyre politike.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi një strategji të vjetër të propagandës duke publikuar mesazhe të pretenduara si të ardhura nga grupe WhatsApp-i të vetë protestuesve. Përmes një narrative që ngjan më shumë me skenarë të trilluar, ai u mundua të tregonte se si një protestues "në arrati" e cilësonte atë si "të keqen më të vogël" dhe i kërkonte të mos jepte dorëheqjen. Duke i quajtur kërkesat e qytetarëve si "ondrra n’beze" të një "rrace derri" që kërkon pushtet, Rama zgjodhi të sulmojë dhe të zhvlerësojë revoltën duke u fshehur pas analizave të gjata taktike të dërguara nga numra anonimë.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës Sali Berisha aplikoi të njëjtën taktikë të dëgjimit selektiv, duke mbyllur plotësisht veshët ndaj thirrjeve të protestuesve që kërkonin edhe largimin e tij nga politika. Berisha u fokusua te denoncimi i "egërsisë shtazore" të Policisë së Shtetit dhe arrogancës së qeverisë ndaj qytetarëve. Ndërsa në rrugë kërkohej largimi i të dy palëve, kryetari i opozitës pa vetëm dhunën policore, duke injoruar faktin se një pjesë e revoltës i drejtohej pikërisht atij dhe klasës politike që ai përfaqëson.

Seanca e sotme dëshmoi qartë se si dy figurat kryesore të politikës shqiptare preferojnë komoditetin e zyrave dhe ekraneve të telefonit përpara përballjes me realitetin e sheshit që kërkon largimin e tyre si kusht të panegociueshëm.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme