Politika 30 June 2026, 21:45 Nga VNA

Pirro Vengu: Janë identifikuar sponsorizuesit dhe përfituesit e protestës

Ndaje në Whatsapp
Pirro Vengu: Janë identifikuar sponsorizuesit dhe përfituesit e

Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, deklaroi se sipas tij tashmë janë identifikuar si përfituesit, ashtu edhe sponsorizuesit e protestave.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Vengu u shpreh se përfituesit janë forca politike që, sipas tij, synojnë të kapitalizojnë zemërimin e qytetarëve, ndërsa sponsorizuesit janë ata që investojnë në rritjen e këtij zemërimi përmes lajmeve të rreme, përhapjes së informacionit të pavërtetë, dëmtimit të aseteve publike dhe shtimit të tensioneve.

Sipas deputetit socialist, bëhet fjalë për forca politike që përfaqësohen edhe në Kuvend. Ai akuzoi disa kolegë deputetë se delegjitimojnë administratën dhe përdorin një gjuhë që nxit linçimin.

Duke iu referuar incidenteve të ndodhura gjatë protestës së sotme, Vengu tha se gjuha e përdorur në debat ka pasoja konkrete, ndërsa dënoi sulmet fizike ndaj dy deputeteve, të cilat, sipas tij, nuk kanë mbajtur asnjëherë poste ekzekutive.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme