Politika 1 July 2026, 17:30 Nga VNA

Rama ironizon kallëzimin në SPAK për “The Albanian Files”: “Libri i Mallkuar” hyri në histori

Ndaje në Whatsapp

bfgbgbf.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me ironi ndaj kallëzimit të depozituar në SPAK nga protestuesit për librin “The Albanian Files”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi veprimin si absurd dhe e quajti librin “Libri i Mallkuar”, duke ironizuar faktin që ai po trajtohet si provë kriminale.

“LIBRI I MALLKUAR së shpejti në ‘Adrion’, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, shkroi Rama.

Më herët, protestuesit dorëzuan në SPAK librin “The Albanian Files”, duke pretenduar se ai përmban prova për afera korruptive që lidhen me qeverinë.

Sipas tyre, libri përfshin 523 projekte të ndërtuara, në proces ndërtimi ose të planifikuara, për të cilat kërkohet hetim nga organet e drejtësisë. Aktivistët i bënë thirrje SPAK-ut të verifikojë përmbajtjen e publikimit dhe përgjegjësit e mundshëm që lidhen me këto projekte.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme