Politika 1 July 2026, 20:53 Nga VNA

Aktivistët paralajmërojnë protestë tjetër para Parlamentit: Nesër do t’i ndalim deputetët të hyjnë në seancë

Ndaje në Whatsapp

kjk,.jpg

Aktivistët kanë njoftuar se do të mblidhen sërish nesër përpara Kuvendit, në orën 10:00, në të njëjtën kohë kur është parashikuar seanca plenare, me synimin për të bllokuar hyrjen e deputetëve në sallë.

Sipas njërit prej pjesëmarrësve, protesta vjen pas përplasjeve të ditës së djeshme, ku ai pretendon se policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen sërish para parlamentit dhe paralajmëroi se qëndrimi i tyre do të jetë i njëjtë edhe nesër.

Në deklaratën e tij, aktivisti i drejtoi gjithashtu një apel Policisë së Shtetit që të tregojë kujdes në veprimet ndaj protestuesve, duke theksuar se qytetarët, sipas tij, duhet të trajtohen me respekt dhe jo me dhunë.

Ai shtoi se protestuesit nuk e njohin Kuvendin si përfaqësues të vërtetë të interesave të qytetarëve, duke akuzuar deputetët se nuk përfaqësojnë aspiratat e shqiptarëve dhe se nesër synojnë të pengojnë hyrjen e tyre në parlament.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme