Politika 1 July 2026, 23:06 Nga VNA

Julia Emiri zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar të PD, Berisha lë jashtë Kryesisë figurat e "Foltores"

Ndaje në Whatsapp

fvdfvfvd.jpg

Julia Emiri është zgjedhur kryetare e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas përfundimit të procesit të numërimit, Emiri siguroi 207 vota, ndërsa kandidatja tjetër në garë, Silva Hasaj, mori 83 vota.

Rezultati u shpall nga kryetari i komisionit të votimit, Gazment Bardhi, i cili konfirmoi zgjedhjen e Julia Emiritt në krye të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, mbledhja e Këshillit Kombëtar solli edhe ndryshime të rëndësishme në përbërjen e Kryesisë së PD-së. Nga 17 anëtarët e zgjedhur që kanë qenë pjesë e Kryesisë gjatë katër viteve të fundit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, vendosi të mos rikandidojë më shumë se gjysmën e tyre.

Si pasojë, nëntë figura të njohura të Partisë Demokratike, të cilët kanë mbështetur Berishën që në fillimet e lëvizjes së Foltores dhe procesit të Rithemelimit, nuk do të jenë pjesë e Kryesisë së re të dalë nga votimi i Këshillit Kombëtar.

Anëtarët e Kryesisë që mbetën jashtë:

Aldo Bumçi

Bardh Spahia

Eno Bozdo

Fatbardha Kadiu

Florion Mima

Ina Zhupa

Jozefina Topalli

Sorina Koti

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme