Politika 2 July 2026, 14:17 Nga VNA

Rama u jep të rinjve një këshillë: Mos lexoni komentet se është çmendur algoritmi…

Ndaje në Whatsapp

dfvdfvdfvd.jpg

Në mes të një vale protestash që prej më shumë se një muaji mbushin rrjetet sociale me kritika ndaj qeverisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’u japë të rinjve një këshillë me vlerë… psikologjike.

Mos lexoni komentet.

Gjatë aktivitetit “Grant 2026”, Rama rrëfeu se dikur u përgjigjej komentuesve, por e kuptoi se ishte një gabim. Sipas tij, çdo përgjigje vetëm sa rriste “sasinë e baltës” që i kthehej mbrapsht. Prandaj, zgjidhja është e thjeshtë: mos zbrisni fare te komentet.

Këshilla, në fakt, tingëllon logjike. Sidomos për dikë që prej javësh përballet çdo ditë me mijëra komente që nuk i ngjajnë aspak atyre që shfaqeshin dikur nën postimet e “Facebook-ut të rilindjes”. Sot algoritmi, sipas Ramës, paska hyrë në fazë histerie. Dikush tjetër mund të thoshte se në histeri kanë hyrë komentuesit. Ose ndoshta realiteti.

Ironia është se këshilla për të mos lexuar komentet vjen nga politikani që për vite me radhë e ndërtoi një pjesë të imazhit të tij pikërisht mbi komunikimin në rrjetet sociale, replikat me qytetarët dhe debatet në Facebook. Sot, receta është krejt tjetër: nëse komentet nuk të pëlqejnë, mos i lexo.

Ndoshta është edhe një filozofi qeverisjeje. Nëse nuk lexon komentet, nuk sheh pakënaqësinë. Nëse nuk sheh pakënaqësinë, problemi nuk ekziston. Dhe nëse algoritmi është fajtor për gjithçka, atëherë qeveria mund të flejë e qetë.

Në fund të fundit, këshilla e Ramës mund të përmblidhet edhe ndryshe: nëse realiteti nuk të pëlqen, provo të mos e lexosh.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme