Politika 2 July 2026, 21:44 Nga VNA

Sara Mila: Jemi drejt dialogut, përfaqësuesit e parë të protestës do të sqarojnë situatën me Ramën

Ndaje në Whatsapp
Sara Mila: Jemi drejt dialogut, përfaqësuesit e parë të

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, deklaroi se përfaqësuesit fillestarë të protestës qytetare për Zvërnecin do të dalin shumë shpejt publikisht së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe institucionet përgjegjëse për të sqaruar, sipas saj, situatën rreth investimit në zonë.

E ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Mila tha se faza e parë e protestës u shoqërua me “tymnajë” dhe dezinformim, por shtoi se tashmë palët po shkojnë drejt dialogut.

“Edhe vetë përfaqësues të protestës, ata fillestarët, të vërtetët, jo këta që fshihen pas atij që vrau njerëzit në bulevard, do të dalin me zë e figurë, së bashku me kryeministrin dhe organet kompetente, dhe do të sqarohet e gjithë Shqipëria, sepse jemi drejt dialogut”, u shpreh deputetja socialiste.

Mila shtoi se qeveria ka marrë një mandat të fortë nga qytetarët për të çuar përpara integrimin europian të vendit dhe vuri në pikëpyetje përfaqësimin lokal të protestës, duke deklaruar: “Po më gjeni 10 vlonjatë që protestojnë? Kur nuk protestojnë vlonjatët.”

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme