Politika 2 July 2026, 20:58 Nga VNA

Pas përplasjeve te Kuvendi, lexohet deklarata e protestës së 33-të para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Pas përplasjeve te Kuvendi, lexohet deklarata e protestës së

Po zhvillohet në Tiranë protesta e 33-të kundër qeverisë, e nisur në orën 19:00, pas tubimit të paradites para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën para Kryeministrisë, ku po lexohet deklarata e grupit koordinues.

Gazetari i News24, Klevin Muka, në emër të Grupit Koordinues të 33 protestave të zhvilluara në Tiranë, iu referua ngjarjeve të paradites para Kuvendit, duke deklaruar se protesta kishte si synim t’u përcillte deputetëve mesazhin se “nuk janë përfaqësuesit tanë”. Sipas tij, qytetarët ishin njoftuar të merrnin me vete vezë dhe miell për të goditur deputetët, ndërsa pretendoi se gjatë protestës pati dhunë ndaj protestuesve, arrestime dhe përdorim të shkopinjve të gomës e gazit lotsjellës nga policia.

Në deklaratë u akuzua qeveria se po përpiqet të njollosë një protestë që organizatorët e cilësuan si paqësore, ndërsa u theksua se tubimet do të vazhdojnë pa përdorur dhunë. “Nëse argumenti juaj është dhuna, argumenti ynë është rezistenca dhe qëndresa. Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të vazhdojmë protestën në mënyrë paqësore deri sa të fitojmë”, thuhet në deklaratë.

Pas leximit të deklaratës, nismëtari Alben Kola u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve, duke deklaruar se protesta do të vijojë me karakter paqësor.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme