Politika 2 July 2026, 21:55 Nga VNA

Nëse pas protestës qëndron Rusia, siç pretendon Gonxhja, çfarë ka bërë shteti për ta ndalur?

Ndaje në Whatsapp
Nëse pas protestës qëndron Rusia, siç pretendon Gonxhja,

“Është e provuar që pas kësaj proteste qëndron Rusia.” Kështu u shpreh ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në emisionin “Now” në Euronews Albania. Sipas tij, ndikimi rus ushtrohet përmes algoritmeve dhe luftës digjitale, duke ekzagjeruar dhe amplifikuar përmbajtjet në rrjetet sociale. “Në warfare-in digjital është Rusia; ka qenë edhe Irani”, tha ministri.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë lind një pyetje që nuk është politike, por institucionale: çfarë ka bërë shteti shqiptar për ta përballuar këtë ndërhyrje?

Nëse një qeveri deklaron se një fuqi e huaj po ndikon mbi opinionin publik dhe po instrumentalizon një protestë qytetare, atëherë pritet që të ketë veprime konkrete. Shqipëria ka shërbime inteligjence, struktura të sigurisë kibernetike, Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Posaçme dhe bashkëpunim me NATO-n. A janë identifikuar autorët? Janë hapur hetime? Janë informuar partnerët? Janë marrë masa për të mbrojtur sigurinë kombëtare?

Nëse përgjigjja është po, qytetarët meritojnë të njihen me faktet. Nëse përgjigjja është jo, atëherë deklarata e ministrit mbetet një akuzë e rëndë pa pasoja institucionale.

Ndërhyrjet e huaja nuk luftohen me deklarata televizive. Ato kërkojnë prova, hetime dhe veprim. Përndryshe, mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një kërcënim real ndaj sigurisë kombëtare apo me një argument të përdorur në debatin politik.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme