Politika 3 July 2026, 13:10 Nga VNA

Shtyhet seanca për padinë e Erion Veliajt ndaj Ols Dados, procesi në Gjykatën Administrative zgjati vetëm pak minuta

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet seanca për padinë e Erion Veliajt ndaj Ols Dados, procesi

Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të Posaçëm Ols Dado. Procesi gjyqësor zgjati vetëm pak minuta dhe u ndërpre për shkak të mungesës së avokatit Plarent Ndreca.

Gjatë seancës, Veliaj kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të çështjes, duke theksuar se nuk mund të vazhdonte pa përfaqësim ligjor. “Mua më duhet ndihmë juridike. Pa ndihmën dhe asistencën e avokatit nuk mund ta vazhdoj seancën. Të shkuara djalit të avokatit”, deklaroi kryebashkiaku, duke lënë të kuptohet se mungesa e avokatit lidhej me arsye familjare.

Në këto kushte, Gjykata Administrative vendosi ta shtyjë seancën për datën 24 korrik.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili po përballet me 13 akuza penale, ka paditur prokurorin e Posaçëm Ols Dado dhe kërkon largimin e tij nga sistemi i drejtësisë. Veliaj pretendon se Dado është emëruar në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij nuk plotësonte kriteret e nevojshme për t’u emëruar prokuror.

Njëkohësisht, Veliaj është i pandehur për 13 akuza penale, mes të cilave korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme