Politika 3 July 2026, 21:08 Nga VNA

Pas 34 ditësh protestë, nisma drejt organizimit: Klajdi Bello njofton miratimin e platformës për Kuvendin Kombëtar

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-03 at 9.06.48 PM.jpeg

Pas 34 ditësh protesta, duket se lëvizja po hedh hapin e parë drejt një organizimi të brendshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Klajdi Bello bëri të ditur se Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës ka zhvilluar një mbledhje pesëorëshe, në përfundim të së cilës janë miratuar në mënyrë unanime platforma dhe kriteret e anëtarësimit.

Sipas Bellos, procesi ka kërkuar 34 ditë për shkak të vështirësive dhe, siç shprehet ai, “shkopinjve nën rrota”, ndërsa emrat e kontribuesve nuk janë bërë publikë për t’i mbrojtur nga “raprezaljet”.

Ai thekson se Kuvendi Kombëtar i Protestës “me hir a me pahir do të mblidhet”, duke shtuar se protestuesit kanë nevojë për përfaqësim dhe se grupi nismëtar synon ta sigurojë atë. Në fund të reagimit, Bello përsërit se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme.

Statusi i plotë i Klajdi Bellos:

Vëllezër e motra, dëshirojmë t’ju informojmë se pas një takimi i cili zgjati 5 orë të plota, Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës, miratoi në unanimitet platfomën dhe kriteret e anëtarësimit.

Na u nevojiten 34 ditë për të arritur në këtë pikë, ku kemi pasur pafund shkopinj nën rrota, por Zoti është më i madh dhe është me ne!

Mirënjohje pafund për kontribuesit (emrat nuk i themi sot për t’i mbrojtur nga raprezaljet, por të mirën s’ua harrojmë).

Kuvendi, me hir a me pahir do të mblidhet!

Protestuesit kanë nevojë për përfaqësim dhe ne jemi aty për këtë. Kjo gjë nuk diskutohet!

Siç është e padiskutueshme kërkesa dhe vullneti i Sovranit për dorëheqjen e Edi Ramës!

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme