Politika 3 July 2026, 18:22 Nga VNA

Ambasada ruse i përgjigjet Ballës dhe Gonxhes: Mos kërkoni armiq aty ku nuk ekzistojnë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-03 at 6.21.54 PM.jpeg

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar pas deklaratave të ministrit Blendi Gonxhja dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilët kanë pretenduar se pas protestave që po zhvillohen prej 34 ditësh në vend qëndron Kremlini.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada i cilëson këto akuza “krejtësisht të pabaza” dhe shprehet se deklarata të tilla ngjallin habi. Sipas saj, Rusia zbaton parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, respekton zgjedhjen e popujve dhe bashkëpunon me qeveritë e zgjedhura në mënyrë legjitime.

Diplomatët rusë shtojnë se nuk është hera e parë që politikanë shqiptarë përpiqen t’i atribuojnë Moskës një “ndikim dashakeq” pa prova, ndërsa i bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare të tregohen më të përgjegjshme në deklaratat publike dhe “të mos kërkojnë armiq aty ku nuk ekzistojnë”.

Deklarata e plotë e Ambasadës Ruse:

“Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, B. Gonxhja, dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, T. Balla, në lidhje me ‘përfshirjen e Kremlinit’ në protestat që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza.

Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve.

Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit ‘ndikim dashakeq’ të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe një përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty ku nuk ekzistojnë.”

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme