Politika 4 July 2026, 21:41 Nga VNA

Qiraxhi kundërshton pretendimin për përfaqësim: “Kuvendi” nuk është produkt i protestës

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-04 at 9.41.16 PM.jpeg

Debati mbi nismën për krijimin e një “Kuvendi Kombëtar të Protestës” ka marrë një tjetër zhvillim pas deklaratave të Migen Qiraxhiut nga Qëndresa Qytetare, i cili u shpreh se kjo strukturë nuk mund të konsiderohet përfaqësuese e protestës qytetare.

Në emisionin “Terminal” në A2 CNN, Qiraxhi tha se “Kuvendi” është një iniciativë e një grupi pjesëmarrësish, por jo një strukturë që ka dalë nga vetë protesta apo që përfaqëson të gjithë protestuesit.

“Kuvendi, po ta lexosh aty, tregon që kjo nuk është përfaqësia e protestës. Një grup njerëzish mendojnë se kjo mund të jetë mënyra më e mirë për t’u përfaqësuar. Po të më pyesësh mua, unë them: jo, nuk është kjo mënyra më e mirë për t’u përfaqësuar. Ajo që e ka bërë protestën masive është fakti që njerëzit janë bashkuar rreth një ëndrre dhe një objektivi të përbashkët. Objektivi është rrëzimi i qeverisë”, deklaroi ai.

Më tej, Qiraxhi theksoi se, sipas tij, “Kuvendi” është frymëzuar nga protesta, por nuk është produkt i saj.

“Nuk është Kuvendi strukturë përfaqësuese e protestës. Nëse ne duam ta paraqesim si të tillë, kjo është diçka tjetër. Kuvendi është i frymëzuar nga protesta, por jo i dalë nga protesta”, u shpreh ai.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur brenda protestës janë shfaqur diskutime mbi mënyrën e organizimit dhe përfaqësimit të saj. Debati u intensifikua pas një mbledhjeje të zhvilluar në Hotel Tirana nga Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës.

Takimi u bë publik nga Klajdi Bello, i cili njoftoi se grupi kishte miratuar platformën dhe kriteret e anëtarësimit, duke argumentuar se protestuesit kanë nevojë për një strukturë përfaqësuese.

Megjithatë, nisma ka nxitur reagime të ndryshme mes pjesëmarrësve në protestë. Një pjesë e protestuesve kanë shprehur rezerva për faktin se mbledhja u zhvillua pa një proces të hapur konsultimi dhe se vendimet nuk janë marrë me pjesëmarrjen e gjerë të atyre që kanë qenë të angazhuar në protestat e përditshme.

Në këtë kontekst, deklarata e Qiraxhiut përbën një nga qëndrimet më të qarta publike deri tani, duke bërë dallimin mes protestës si lëvizje qytetare dhe nismës për krijimin e një strukture organizative që, sipas tij, nuk mund të konsiderohet automatikisht përfaqësuese e saj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme