Politika 6 July 2026, 11:43 Nga VNA

Berisha: Nuk ndërhyjmë në protestë, por e mbështesim fuqimisht; akuzon “opozitën e opozitës” për sulme ndaj PD-së

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Nuk ndërhyjmë në protestë, por e mbështesim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD nuk ka ndërhyrë dhe nuk synon të ndërhyjë në organizimin e protestës qytetare, por theksoi se e mbështet atë “me të gjitha mundësitë” bazuar në kërkesat e saj.

Gjatë një deklarate për mediat para godinës së SPAK, Berisha hodhi poshtë pretendimet se opozita ka “kapur” protestën.

“Absolutisht kurrë. Asnjë ndërhyrje në punët e saj. Nuk është protesta jonë dhe morali duhet të jetë i pamëshirshëm ndaj kujtdo që përpiqet ta kapë apo ta manipulojë atë protestë të të rinjve shqiptarë”, u shpreh ai.

Berisha tha se Partia Demokratike mbështet pesë kërkesat e protestuesve, duke theksuar se kjo mbështetje jepet pa simbole partiake dhe vetëm në frymën qytetare. Sipas tij, PD ka punuar edhe në arenën ndërkombëtare për të siguruar mbështetje për protestën.

I pyetur për sloganet që kërkojnë edhe largimin e tij nga politika, Berisha i cilësoi ato si “klithma” të asaj që e quajti “opozita e opozitës”, të cilën e akuzoi se vepron në interes të qeverisë.

“Janë përpjekje të opozitës së opozitës, vegël e mirëfilltë e qeverisë. Kjo nuk e ka penguar dhe nuk do ta pengojë Partinë Demokratike që ta mbështesë fuqimisht protestën dhe demokratët të jenë të pranishëm në të”, deklaroi Berisha.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme