Politika 5 July 2026, 10:56 Nga VNA

Rama: Shteti nuk do ta shesë Sazanin, jemi ortak në projekt. Për protestën: Po dëgjojmë çdo gjë që thuhet në bulevard

Ndaje në Whatsapp
Rama: Shteti nuk do ta shesë Sazanin, jemi ortak në projekt. Për

Kryeministri Rama, në podcastin e tij të përjavshëm “Flasim”, komentoi debatet për investimet në Zvërnec dhe Sazan, si edhe protestat e zhvilluara në Tiranë.

Duke iu referuar intervistës së tij për Deutsche Welle, Rama hodhi poshtë pretendimet se po privatizohet toka publike.

“U përballa me pyetje të tipit: ‘Si mund të privatizohet, të shitet toka publike?’, gjë që as nuk ka ndodhur, as nuk ka arsye të ndodhë. Zvërneci është tokë private, Sazani është tokë publike, ku ende nuk kemi mbyllur marrëveshjen. Shteti do të jetë gjithnjë pronar i tokës dhe do të duhet të jetë ortak në sipërmarrje.”

Në podcastin e tij heksoi se projekti do të zbatohet vetëm në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe se procesi monitorohet nga Komisioni Europian.

“Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e Bashkimit Europian. Ne jemi të detyruar të bëjmë vlerësimin e impaktit në mjedis dhe t’u përgjigjemi të gjitha kritereve të BE-së.”

Rama u ndal edhe te protestat në bulevard, duke deklaruar se qeveria po ndjek nga afër mesazhet që përcillen nga pjesëmarrësit por duke i ndar protestuesit në dy grupe

“Unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit. Ka ‘ujin e rrjedhshëm’ të atyre që kanë halle reale dhe ‘koren e zezë’ të dështakë-zemërakëve, ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës.”

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme