Politika 6 July 2026, 14:53 Nga VNA

Ervin Demo dëgjon “flamingot”, por jo thirrjet për dorëheqjen e qeverisë

Ndaje në Whatsapp

kjkllël.PNG

I radhës nga qeveria që tenton të relativizojë revoltën e qytetarëve është ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. Ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 36-të dhe qytetarët kërkojnë hapur largimin e qeverisë, ministri ka zgjedhur të flasë për “flamingo”, “metamorfozë” dhe “energji për reforma”, duke anashkaluar me kujdes thelbin e revoltës.

“Kjo protestë sjell një energji me karburant të shtuar ndaj reformave në tërësi. Detyra jonë si qeveri është të krijojmë kushtet e duhura që flamingot të ndihen në shtëpinë e tyre kudo” ështlë shprehur ndër të tjera ai.

Demo bën sikur nuk kupton thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e Edi Ramës. Në vend që të adresojë kërkesën kryesore të protestuesve, ai deklaron se qeveria është e gatshme të dëgjojë dhe të marrë në konsideratë kërkesat e tyre.

“Jemi duke marrë në shqyrtim kërkesat që janë të qenësishme, që janë pjesë e prioriteteve të qeverisë. Ka disa prioritete të reja që duhet t’i marrim në konsideratë. Do ta kemi vëmendjen që jo thjesht t’i dëgjojmë, në një moment edhe të flasim me këdo që është i prirur kundrejt një komunikimi që ofron produkt real për jetën e qytetarëve”, u shpreh Demo.

Por meqë ministri thotë se kërkesat e qytetarëve do të merren parasysh, atëherë vlen t’i kujtohet se kërkesa e parë, më e qarta dhe e panegociueshmja e protestuesve është largimi sa më parë i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Po për këtë është i gatshëm Demo dhe shefi i tij?

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme