Një tentativë e pastër manipulimi me opinionin publik është regjistruar në rrjetet sociale, siç Shqipëria sheh shpesh nga qeveria, por sot ajo u bë prej liderit të opozitës, Sali Berisha.
Përmes një postimi të fundit, Berisha ka shpërndarë pamje ku shihen fermerë duke derdhur qumësht përpara një institucioni shtetëror, duke e shoqëruar me tekstin: "Fermerët derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë si protestë për politikat qeveritare të falimentimit të tyre."
Ajo që Berisha "harron" me vetëdije të përmendë në postimin e tij është vendndodhja e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në Kosovë dje. Pamjet i përkasin një proteste të zhvilluar nga fermerët dhe blegtorët në Prishtinë, përpara Ministrisë së Bujqësisë atje.
Duke mos specifikuar se bëhet fjalë për Prishtinën, kreu i opozitës përpiqet t'ua shesë ndjekësve të tij si një revoltë që po ndodh aktualisht në Tiranë, kundër qeverisë shqiptare.
Faktet janë të thjeshta për t'u verifikuar, por dëshira për manipulim duket se ka qenë më e madhe se e vërteta.






















