Politika 6 July 2026, 16:08 Nga VNA

Salianji-Berishës: Nëse je me kërkesat e protestuesve, jep dorëheqjen! Po pengon rrëzimin e Ramës

Ndaje në Whatsapp

dfvd.jpg

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, është shprehur se nëse Berisha është me kërkesat e protestuesve, atëherë duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë ndryshimeve politike dhe, sipas tij, rrëzimit të kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për Report TV, Salianji tha se Sali Berisha përbën pengesë për opozitën dhe për çdo përpjekje për ndryshim, duke e cilësuar situatën aktuale si një përplasje që po ekspozon, siç u shpreh ai, “sistemin Rama-Berisha”.

Sipas tij, protestat e fundit nuk drejtohen vetëm kundër qeverisë, por edhe ndaj drejtimit të Partisë Demokratike, duke reflektuar pakënaqësi më të gjerë qytetare.

“Berisha sot është pengesa për të rrëzuar Ramën. Nëse je me kërkesat e protestuesve, atëherë jep dorëheqjen”, deklaroi Salianji, duke theksuar se qytetarët po kërkojnë ndryshim dhe largimin e figurave që, sipas tij, kanë dominuar politikën për vite me radhë.

Ai shtoi se edhe pjesëmarrja e demokratëve në protesta tregon, sipas tij, një thirrje të tërthortë për ndryshime në PD dhe hapje të garës për drejtimin e saj.

Salianji komentoi gjithashtu edhe zgjedhjet në Kryesinë e re të PD-së, të cilat i cilësoi si të paracaktuara dhe jo konkurruese, ndërsa hodhi poshtë akuzat se i shërben Partisë Socialiste.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme