Politika 7 July 2026, 14:18 Nga VNA

Rama zgjidh “qesen” për turistët e Kanye West brenda ditës, pacientët pa ilaçe nëpër spitale të presin

Ndaje në Whatsapp

fgbgfgb.PNG

Kryeministri Edi Rama ka dëshmuar sërish se kur vjen puna për të shpëtuar imazhin e vendit para botës dhe për të garantuar që yjet ndërkombëtarë të mos mbeten me gisht në gojë, qeveria di të jetë më e shpejtë se drita. Gjatë një inspektimi në "Eagle Stadium", aty ku do nbahet spektakli i Kanye West, kreu i qeverisë njoftoi, se shtetit ishte i "detyruar" të nxjerrë nga xhepi plot 4 milionë euro. Ky detyrim i minutës së fundit, sipas tij, është bërë për të shpëtuar nderin e organizatorëve privatë, të cilët pasi morën përsipër një sipërmarrje kolosale me partnerë gjermanë e turq, mesa duket kujtuan dje se llogaritë nuk u dilnin plotësisht dhe shteti, si gjithmonë dorëlëshuar ndaj koncerteve, vrapoi t’u hidhte dorezën e shpëtimit.

“Përtej këtyre, është shumë e rëndësishme që të kihet parasysh që ky është një event i organizuar tërësisht nga grupi privat, partnerë shqiptarë, gjermanë, turq që kanë marrë përsipër gjithë këtë ndërmarrje kolosale dhe shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë, që ne të garantojmë, që ata mijëra e mijëra njerëz të cilët kanë prerë bileta nga Evropa, nga Amerika, nga Australia, 80 shtete”, tha Rama.

Në fakt, është vërtet admirues ky zell i jashtëzakonshëm institucional që reagon brenda 24 orëve për të garantuar që turistët e botës të mos zhgënjehen nga aventura shqiptare.

Megjithatë vetëm imagjinoni sikur kjo shpejtësi kozmike dhe ky merak i madh për "impaktin e menjëhershëm" të aplikohej edhe për pacientët që lëngojnë nëpër korridoret e spitaleve publike, ku mungesa e ilaçeve bazë është kthyer në një refren të përhershëm. Por me sa duket, për fatkeqët që s'gjejnë dot kurat më elementare, burokracia qeveritare kërkon muaj, tendera të stërzgjatur e komisione pa fund, fonde që mungojnë dhe ilaçe që nuk sigurohen, ndërsa për rehatinë e fansave të Kanye West, buxheti hapet si me magji brenda natës.

Ironia këtu qëndron se ata mijëra njerëz që vijnë nga Evropa, Amerika apo Australia, me ose pa ndihmën e qeverisë shqiptare, në një mënyrë a në një tjetër do ta gjenin një zgjidhje për t'u argëtuar apo për të menaxhuar biletat e tyre. Ata që nuk gjejnë dot asnjë zgjidhje alternative janë pikërisht qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, të cilët taksat i paguajnë me rregullsi, por kur u vjen rradha të marrin shërbimin që u takon, duhet të presin me ditë të tërra që në shumë raste janë pa zgjidhje.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme