Politika 7 July 2026, 13:16 Nga VNA

Berisha bojkoton Parlamentin, por ulet me PS në komisione: mbështet protestën, por ripërtëritja e PD-së nuk prek karrigen e kryetarit

Ndaje në Whatsapp

vdfv.jpg

Partia Demokratike do të vijojë bojkotin e seancave plenare në Kuvend, por do të marrë pjesë në punimet e komisioneve parlamentare, një vendim që sipas Sali Berishës do të vazhdojë deri në momentin kur qeveria e Edi Ramës të shqyrtojë amendamentet e depozituara nga deputetët demokratë në mbështetje të kërkesave të protestuesve.

Kreu i PD-së e cilësoi mosshqyrtimin e këtyre amendamenteve si “fyerje të rëndë dhe dhunim të të drejtave”, duke kërkuar që ato të diskutohen në Kryesinë e Kuvendit dhe më pas të paraqiten për shqyrtim në sallën plenare.

Por ky qëndrim i opozitës ngre pikëpyetje për efektin real të tij politik. Në një kohë kur PD pretendon të rrisë presionin ndaj mazhorancës, mungesa në seancat plenare mund t’i shërbejë më shumë PS, e cila vijon punën në komisione dhe votimin e ligjeve në Kuvend e pa shqetësuar në sallë.

Berisha gjithashtu deklaroi se PD mbështet protestën qytetare, por nuk synon ta përvetësojë apo ta përçajë atë. Ai u shpreh se Partia Demokratike mbështet plotësisht pesë kërkesat e protestuesve, ndërsa sqaroi se, edhe pse nuk është dakord me disa nga sloganet e përdorura gjatë protestës, ka zgjedhur të mos hapë polemika për të mos larguar vëmendjen nga thelbi i saj.

Megjithatë, ndërsa qytetarët kërkojnë ndryshim dhe përgjegjësi politike, Berisha nuk ka dhënë asnjë sinjal për largim nga drejtimi i partisë. Përkundrazi, zhvillimet brenda PD-së tregojnë një tjetër kurs, nisma për riorganizim dhe forcim strukturash, të cilat më shumë shihen si përpjekje për të konsoliduar njerëzit e besuar të tij sesa si një transformim real të partisë.

Kreu i PD-së tha se Kuvendi Kombëtar ka shpallur moton “Ripërtëritje”, ndërsa modernizimi do të jetë një nga shtyllat kryesore të partisë. Sipas tij, një institut amerikan ka përgatitur një platformë për modernizimin e PD-së dhe është hartuar edhe vizioni i ri politik.

Deri tani, ndryshimi duket se është fokusuar në struktura, dokumente dhe platforma, ndërsa karrigia e kryetarit është pjesa që nuk i nënshtrohet asnjë ripërtëritjeje.

 

Video

Jemi duke i dhënë një dorë protestës që të finalizojë qëllimet..

Nuk kemi dhënë 50 por vetëm 4 mil euro për koncertin e Kanye West…. Mos u ankoni kot

Sot zhvillohet protesta e 38-të qytetare. Protestuesit janë nisur nga sheshi “Skënderbej” në marshim drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ky është momenti kur një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën pranë hotelit ku po qëndronte Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Damask, Siri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme