Politika 7 July 2026, 13:45 Nga VNA

San Donato në Shqipëri: Investim strategjik apo pranim i heshtur i dështimit të “shëndetësisë falas”?

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-07 at 1.10.58 PM.jpeg

Nuk është vetëm një spital. Nuk është vetëm një investim privat. Dhe nuk është rastësi që Gruppo San Donato zgjedh pikërisht këtë moment për të hyrë fuqishëm në Shqipëri.

Prej muajsh, marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit është kthyer në boshtin e ri të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Romës. Marrëveshja për emigrantët ishte sinjali i parë i madh politik. Sot duket se bashkëpunimi po zgjerohet në një tjetër sektor strategjik: shëndetësinë.

Figura kyçe është Kamel Ghribi, president i GKSD Investment Holding dhe zëvendëspresident i Gruppo San Donato, njeriu që prej vitesh drejton zgjerimin ndërkombëtar të grupit. Në vitin 2025 ai u prit nga Edi Rama në Tiranë dhe, pas takimit, deklaroi publikisht se marrëdhënia mes Ramës dhe Melonit krijon një mundësi të jashtëzakonshme për investimet italiane në Shqipëri.

Një vit më vonë, San Donato prezanton projektin e tij më ambicioz në vend.

Askush nuk mund të kundërshtojë ardhjen e një grupi që është ndër më të mëdhenjtë në Europë. Investimet e huaja janë të mirëpritura. Por pyetja është pse sektori i zgjedhur është pikërisht ai më i ndjeshmi për qeverinë shqiptare: shëndetësia.

Është sektori ku u premtua “shëndetësia falas”. Është sektori ku janë shpenzuar miliarda lekë nga buxheti i shtetit. Është sektori ku koncesionet vazhdojnë të jenë objekt hetimesh nga SPAK. Është sektori ku QSUT dhe spitalet rajonale përballen ende me mungesë personeli, emigrim të mjekëve, lista pritjeje dhe qytetarë që shpesh paguajnë nga xhepi shërbime që duhet t’i marrin nga sistemi publik.

Në këtë kontekst, hyrja e San Donato nuk është thjesht një lajm ekonomik. Është edhe një mesazh politik. Pas trembëdhjetë vitesh qeverisje, përgjigjja ndaj krizës së sistemit publik nuk prezantohet më si reformë e shtetit, por si ardhja e kapitalit privat.

Edhe Evis Sala, ministrja që erdhi nga Italia me profilin e teknokrates që do të modernizonte sistemin publik shqiptar, sot gjendet përballë një realiteti paradoksal. Deri tani, ngjarja më e madhe politike e mandatit të saj nuk është një transformim i QSUT-së apo një reformë strukturore e spitaleve publike, por hyrja e grupit më të madh privat italian në tregun shqiptar të shëndetësisë.

Në fund, pyetja nuk është nëse San Donato është një investim i mirë. Pyetja është tjetër: a po ndërtohet partneriteti i ri mes Ramës dhe Melonit mbi sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare, ndërsa sistemi publik që qytetarët financojnë me taksat e tyre mbetet në plan të dytë?

Video

Ky është momenti kur një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën pranë hotelit ku po qëndronte Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Damask, Siri.

Sikur të ishte shteti kaq i shpejt edhe për pacientët pa ilaçe nëpër spitale, do ishte më mirë akoma. Se turistët që do vijnë për koncertin e Kanye West, në një mënyrë a në një tjetër e gjejnë një zgjidhje.

Në Gjykatën e Posaçme pritet të nisë procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë. Veliaj nuk është i pranishëm në seancë. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij. Gjatë seancës, Ajola Xoxa kërkoi shtyrjen e gjykimit dhe pezullimin e procesit deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar në raportin mjekësor pas lindjes së fëmijës, duke argumentuar se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në gjyq dhe nuk autorizon avokatët ta përfaqësojnë në mungesë. Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme