Politika 9 July 2026, 09:11 Nga VNA

4 mln eurot, zbardhet skenari, kompania kërkoi ndihmë me 3 korrik: Po dështojmë! Qeveria ndërhyri: "Më mirë Kanye se këngëtarët e moshuar"

Ndaje në Whatsapp

Në një lëvizje të paprecedentë që vë në pikëpyetje konceptin ligjor të "emergjencës kombëtare", Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ për të financuar me plot 400,000,000 lekë (rreth 4 milionë euro) koncertin e reperit amerikan Kanye West (i njohur si YE), i cili pritet të mbahet më 11 korrik 2026 në Tiranë. 

Sipas relacionit të dorëzuar në Kuvend siguruar nga VNA, ekzekutivi ka parë si "situatë të jashtëzakonshme dhe urgjente" rrezikun e dështimit të këtij aktiviteti privat , duke nxituar të pakësojë fondet nga Rezerva e Buxhetit të Shtetit për t'ia kaluar kompanisë "Redcloud". Kjo e fundit e kishte dorëzuar kërkesën për ndihmë vetëm pak ditë më parë, më 3 korrik. 

Dokumenti i qeverisë, i cili supozohet të jetë një argumentim serioz juridik dhe financiar, kalon në pasazhe sa absurde aq edhe qesharake, ku zyrtarët shtetërorë marrin përsipër të bëjnë kritikun e artit dhe të ndajnë brezat e këngëtarëve për të justifikuar miliona euro nga xhepat e qytetarëve.

"Më mirë Kanye se këngëtarët e moshuar"

Në përpjekje për të argumentuar pse ky koncert përbën një "nevojë" kombëtare që meriton paratë e taksapaguesve, relacioni hyn në krahasime të habitshme me të kaluarën muzikor-historike të vendit. Qeveria ankohet se deri më sot në Shqipëri kanë ardhur vetëm artistë "të vjetër" ose jo aq të famshëm:

"Kujtojmë se pjesa më e madhe e artistëve, që kanë ardhur për të zhvilluar koncerte në Shqipëri në vite... zakonisht kanë qenë këngëtarë ikonikë të gjeneratave të shkuara, të cilët me gjithë madhështinë e krijimtarisë së tyre, kanë spektatorë të grup-moshave të caktuara që u përkasin brezave të mëparshëm."  

Sipas qeverisë, as artistët e tjerë që tërheqin të rinjtë nuk na bëjnë punë, pasi "ata kanë qenë artistë të nivelit rajonal ose e shumta evropianë". Ndryshe nga këta, Kanye West na qenka shpëtimi pasi "ka edhe elementin e të qenit i ndjekur prej të rinjve, si pjesë e personalitetit të tij artistik". 

Koncerti privat kthehet në "çështje kushtetuese"

Në mënyrë të pabesueshme, dështimi i mundshëm i një aktiviteti biznesi privat trajtohet në dokument si një krizë që prek themelet e shtetit. Relacioni pranon hapur se ligjet aktuale për Artin dhe Turizmin nuk lejojnë financime të tilla emergjente pa procedura standarde të shtrira në kohë. Ndaj, zgjidhja e vetme ishte shkelja e rregullave përmes një Akti Normativ me fuqinë e ligjit, i cili zakonisht përdoret për tërmete, pandemi apo kriza lufte. 

Në planin juridik, qeveria e quan këtë thjesht si plotësim të një "boshllëku ligjor për mundësinë e dhënies së mbështetjes në kushte të tilla të rrezikut të dështimit të atypëratyshëm të një eventi kulturor të nivelit të lartë". 

Biletat falas për shtresat në nevojë – Alibia sociale

Për t'i dhënë një ngjyrim human dhe për të zbutur kritikën e përdorimit të fondit rezervë të shtetit, relacioni thekson me krenari se organizatori do të shpërndajë disa biletat falas:

"Organizatori ka shprehur gatishmërinë që... të vendosë në dispozicion bileta për kategori në nevojë, përfshirë familjet vulnerabël, personat med aftësi të kufizuara... studentët me rezultate të larta..." 

Se si do të ndihmojë integrimin e një familjeje vulnerabël apo të një personi me aftësi të kufizuara pjesëmarrja në një koncert repi me kosto miliona euroshe, këtë relacioni nuk e sqaron. Megjithatë, qeveria insiston se kjo "synon të forcojë dimensionin social dhe përfshirës të tij". 

Një precedent i rrezikshëm

Ndërkohë që data e koncertit afron (11 korrik 2026) , ky relacion dëshmon se si paratë e fondit rezervë të shtetit — të cilat duhet të ruhen për raste emergjencash të vërteta — mund të jepen brenda 5 ditëve  me argumente që ngjajnë më shumë me një hartim fansash sesa me një dokument zyrtar shtetëror.

 

 

 

Video

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Skënder Hitaj: Policia zbatoi ligjin, nuk ka vend për panik.

Zojë Nika, e afërmja e autorit të krimit në Shkodër, ka deklaruar se Shtjefën dhe Bardhe Ziçi njiheshin si një familje e qetë dhe nuk kishin pasur probleme më parë. Ajo u shpreh e tronditur nga ngjarja, ndërsa motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkodër tregojnë forca të shumta policie dhe grupin hetimor të angazhuar në këqyrjen e zonës ku ndodhi krimi i rëndë në familje. Zona është rrethuar me shirita sigurie, ndërsa ekspertët kriminalistikë vijojnë mbledhjen e provave dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, ku një 64-vjeçar dyshohet se vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij 54-vjeçare.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme