Politika 8 July 2026, 18:49 Nga VNA

Socialistët dhe demokratët zhvendosin përplasjet në Strasburg, qëndrime të ndryshme për Shqipërinë në BE

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-08 at 6.48.53 PM.jpeg

Deputetët socialistë dhe demokratë kanë zhvendosur përplasjet mes tyre ditën e sotme në Strasburg, ku morën pjesë në mbledhjen e radhës të Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian.

Edhe pse u shfaqën në të njëjtën tryezë përballë eurodeputetëve, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës dhanë versione të ndryshme për situatën politike në Shqipëri dhe për ecurinë e procesit të integrimit evropian.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe u shpreh optimist se vendi është pranë një tjetër hapi të rëndësishëm në negociatat me Bashkimin Evropian.

Sipas Ballës, Shqipëria pret mbylljen e tre kapitujve të rinj dhe po përgatitet për Konferencën e radhës Ndërqeveritare.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, solli në vëmendje problematikat që lidhen me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit. Ai ngriti shqetësime për rolin e institucioneve dhe ndikimin që mund të kenë zhvillimet e brendshme politike në rrugën evropiane të vendit.

Përballë këtyre qëndrimeve të ndryshme, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e bërë nga vendi, por theksoi se procesi i integrimit kërkon vijimin e reformave dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Sipas tij, mbyllja e kapitujve të negociatave është një hap i rëndësishëm, por rezultati i vërtetë duhet të ndihet nga qytetarët në jetën e përditshme.

Në takimin në Strasburg u diskutua edhe për zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Eurodeputetët që kanë vizituar këtë zonë kërkuan garanci nga qeveria shqiptare për mbrojtjen e biodiversitetit dhe ruajtjen e pasurive natyrore të saj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme