Politika 9 July 2026, 21:09 Nga VNA

“Fola me Ramën vetëm pas tre ditësh”, Koçeku zbulon paralajmërimin e kryeministrit: “Do të mbetesh vetëm”

Ndaje në Whatsapp
“Fola me Ramën vetëm pas tre ditësh”, Koçeku

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka zbuluar se me kryeministrin Edi Rama komunikoi vetëm tre ditë pasi kishte marrë vendimin për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së dhe për të vijuar mandatin si deputete e pavarur.

E ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Koçeku tha se zgjodhi me vetëdije të mos i përgjigjej telefonatave dhe mesazheve të Ramës menjëherë, pasi donte që vendimi i saj të ishte tërësisht personal dhe i pandikuar.

“Me kryeministrin Rama kam komunikuar tre ditë pasi e kam marrë vendimin. Ky ka qenë një vendim personal, që të mos ketë asnjë hapësirë ndikimi mbi atë që kisha vendosur të bëja dhe të thosha. Vetëm pas tre ditësh iu përgjigja një sërë telefonatash dhe mesazhesh prej tij”, u shpreh ajo.

Koçeku tha se nuk dëshiron të bëjë publike përmbajtjen e plotë të bisedës me kryeministrin, duke argumentuar se bëhet fjalë për një komunikim privat. Megjithatë, ajo zbuloi se Rama e kishte paralajmëruar për pasojat që, sipas tij, do të sillte vendimi i saj.

“Ai më paralajmëroi se do të mbetem vetëm dhe se nuk do të më besojë askush pas këtij akti, as njerëzit e mi të maleve prej nga vij”, tha ish-deputetja.

Sipas Koçekut, ky parashikim nuk do të realizohet. Ajo u shpreh se është mësuar të jetë e pavarur dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi që ka marrë.

“Unë ia kam konfirmuar dhe vazhdoj t’ua konfirmoj të gjithë atyre që besojnë te kryeministri se nuk do të mbetem vetëm. Jam mësuar të jem e pavarur, është pjesë e karakterit tim dhe nuk tërhiqem. Nuk ka kthim pas në këtë vendim”, deklaroi Koçeku.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme