Politika 10 July 2026, 19:25 Nga VNA

Nard Ndoka kërcënon Berishën: Do jetë vonë edhe për ju, dëgjoni! 

Ndaje në Whatsapp
Nard Ndoka kërcënon Berishën: Do jetë vonë edhe

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka lëshuar një lumë akuzash dhe një paralajmërim të fortë ndaj Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha, duke kërkuar llogari urgjente për reformat kyçe në vend. Përmes një reagimi të ashpër, Ndoka ka dënuar mungesën e transparencës dhe "pazaret e radhës" që, sipas tij, po gatuhen pas dyerve të mbyllura.


Ndoka ka drejtuar gishtin nga dy komisionet më të rëndësishme politike, atij për Reformën Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale, duke pyetur publikisht:
> "Ku është drafti? Ku janë propozimet konkrete? Për çfarë reforme flisni, kur ende nuk është bërë publik asnjë projekt serioz dhe nuk është konsultuar me aleatët opozitarë dhe median."

"Mos u fshihni si në vitin 2008"
Aleati opozitar ka hedhur dyshime të forta mbi lëvizjet e PD-së, duke kujtuar marrëveshjen e vitit 2008 që ndryshoi sistemin politik në Shqipëri. Ai i ka bërë thirrje lidershipit të PD-së që të mos e kthejë reformën në një teatër politik, por në një kontratë me qytetarët.
> "Mos u fshihni pas dyerve të mbyllura, siç ndodhi në vitin 2008. Ku shembet Kushtetuten dhe pluralizmin brenda natës. [...] Çfare po gatuani të nderuar kolege, vazhdimesine?" – ka deklaruar Ndoka me tone të ashpra.

Sipas kreut të PDK-së, eksperimenti me numrin e vogël të bashkive ka dështuar duke sjellë më shumë centralizim dhe patronazhistë. Ai thekson se pa një votë të lirë dhe barazi në garë, çdo reformë tjetër mbetet thjesht një fasadë.


Mesazhi i prerë për Sali Berishën


Në mbyllje të reagimit të tij, Nard Ndoka ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe ultimativ për Sali Berishën, duke i kujtuar se koha po mbaron dhe se historia nuk do t'i falë nëse zgjedhin të administrojnë sistemin në vend që ta ndryshojnë atë.


> "Zoti Berisha, dëgjo zërin e aleatëve, dëgjo zërin e qytetarëve. Dëgjo zërin e protestës, dëgjo zërin e Shqipërisë. Sepse partia nuk është më e madhe se demokracia, perkundrazi neser mund të jete edhe më e tkurrur. Nëse sot nuk u ofroni shqiptarëve standarde, nesër mund të jetë vonë edhe për ju. Lëreni teatrin, përballuni me realitetin."

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme