Politika 11 July 2026, 11:06 Nga VNA

Rama u përgjigjet kritikëve: 4 milionët nuk janë faturë, por “investim” që do të paguajë vetë veten

Ndaje në Whatsapp
Rama u përgjigjet kritikëve: 4 milionët nuk janë

Polemikat për 4 milionë eurot e akorduara nga qeveria për koncertin e Kanye West nuk duket se e shqetësojnë aspak Edi Ramën. Përkundrazi. Në një status plot entuziazëm, kryeministri jo vetëm që mbron vendimin, por u jep edhe një leksion ekonomik të gjithë skeptikëve.

“GATI STADIUMI I KONCERTIT”, shkruan Rama, duke deklaruar se Shqipëria do të hyjë “në një tjetër hartë globale”, atë të komunitetit botëror të adhuruesve të Kanye West, të cilët, sipas tij, “do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë”.

Për ata që vazhdojnë të pyesin pse u përdorën 4 milionë euro nga fondet publike, kryeministri ka një përgjigje pa ekuivoke: “VETËM KUSH NUK DO S’E KUPTON që ato 4 milionë janë një INVESTIM.” Sipas tij, paratë nuk po humbasin, por po kthehen përmes hoteleve, apartamenteve turistike, restoranteve, bareve, dyqaneve, taksive dhe konsumit, aq sa, sipas Ramës, në fund edhe arka e shtetit do të përfitojë më shumë sesa është shpenzuar.

Për kryeministrin, koncerti nuk është thjesht një mbrëmje muzikore, por “MARKETING GLOBAL PËR SHQIPËRINË”, një reklamë që, sipas tij, do të kushtonte shumë më tepër nëse blihej me fushata klasike promovimi. Për të mbështetur këtë argument, ai sjell si shembull Stambollin, duke pretenduar se koncerti i Kanye West atje gjeneroi mbi 100 milionë euro vlerë të shtuar për ekonominë lokale.

Madje, Rama e konsideron të gabuar vetë debatin për fondet publike, duke argumentuar se kultura nuk është luks, por ekonomi, turizëm dhe zhvillim. Sipas tij, anulimi i koncertit do të ishte një “turpërim” për Shqipërinë dhe një goditje për imazhin e vendit.

Në fund, mesazhi i kryeministrit është i qartë: “Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj.” Ndërsa për pjesën tjetër mbetet pyetja që nuk merr përgjigje në status: a do ta konfirmojnë këtë optimizëm shifrat reale pas koncertit, apo për momentin i vetmi fitim i sigurt është bindja e qeverisë se 4 milionë eurot nuk janë shpenzuar, por “investuar”.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme