Politika 12 July 2026, 18:01 Nga VNA

Propaganda kapitullon para kritikave/ Rama nuk duron më qytetarët, bllokon komentet në Facebook

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-12 at 6.55.20 PM.jpeg

Kryeministri Edi Rama duket se po e humb durimin me rrjetet sociale, ndaj ka vendosur të zgjidhë problemin me një lëvizje të thjeshtë, duke bllokuar komentet. Prej ditësh, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka nisur një aksion për bllokimin dhe limitimin e komenteve.

Ky veprim ra në sy veçanërisht pas postimeve për koncertin e Kanye West, të cilin kryeministri e quajti "magji", ndërsa kritikët i kritikoi si zakonisht. Por, sapo qytetarët filluan të kërkonin llogari për 4 milion eurot e buxhetit që u dhanë për këtë aktivitet privat, "magjia" u zhduk dhe komentet u bllokuan. Kur nuk ke çfarë thua, mbyllja e mikrofonit mbetet zgjidhja më komode.

Ky izolim digjital tregon se makineria e vjetër e propagandës po çalon. Për vite me radhë, faqja e tij dominohej nga duartrokitjet e patronazhistëve, por sot as algoritmet nuk po e fshehin dot më realitetin. Justifikimet për shpenzimet e luksit përballë xhepave të zbrazur të shqiptarëve thjesht nuk po pinë më ujë.

Tani që komentet u bllokuan, na mbetet vetëm të shpresojmë që hapi i radhës të mos jetë ndonjë urdhër për policinë që të hetojë ata që i bëjnë “'review” negative në postimet e kryeministrit. Propaganda mund të fshihet pas filtrave të Facebook-ut, por zemërimi i njerëzve nuk zhduket me një klikim.

ffvvfdfvd.PNG

dssdcdcs.PNG

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme