Politika 12 July 2026, 16:01 Nga VNA

Edi Rama jep leksion zhvillimi: Problemi nuk është koncerti, por qytetarët që nuk e kuptojnë ekonominë

Ndaje në Whatsapp

fdfdfdv.png

Kryeministri Edi Rama vendosi sot t’u përgjigjet kritikave për financimin e koncertit të Kanye West jo duke debatuar për shumën e shpenzuar apo për prioritetet e buxhetit, por duke shpjeguar se problemi është diku tjetër: te mënyra se si qytetarët e kuptojnë ekonominë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama i cilësoi reagimet si një “furi dhune dhe marrëzie”, ndërsa shtoi se pas tyre fshihet “një keqkuptim themelor mbi mënyrën se si zhvillohet një vend dhe se si rritet një ekonomi”.

Për kryeministrin, koncerti nuk ishte thjesht një koncert. “Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës një lajm”, argumentoi ai, duke e paraqitur eventin si një investim në imazhin e vendit.

Më pas erdhi edhe leksioni: “Zhvillimi s’është një bukë me madhësi fikse ku çdo euro që ndahet për një koncert i hiqet një pensionisti, një të sëmuri apo një nxënësi. Zhvillimi është aftësia për ta bërë bukën më të madhe, që në ndarjen e saj më pas të ketë më shumë për të gjithë.”

Kështu, debati nuk është më nëse 4.3 milionë euro fonde publike duhej apo jo të shkonin për një koncert. Debati, sipas logjikës së kryeministrit, është nëse qytetarët e kanë kuptuar ende zhvillimin. Në vend që të shpjegojë pse ky ishte përdorimi më i mirë i parave publike, Rama shpjegon pse ata që e kundërshtojnë nuk e kuptojnë ekonominë.

Nga ky këndvështrim, pyetja “pse u shpenzuan kaq para për koncertin?” nuk është një debat mbi prioritetet. Është, sipas mesazhit të kryeministrit, një provë se një pjesë e publikut ende nuk ka arritur në nivelin e duhur të të kuptuarit të zhvillimit.

Dhe ndoshta ky ishte mesazhi më interesant i videos së sotme: jo të bindte qytetarët se qeveria kishte bërë zgjedhjen e duhur, por t’u shpjegonte se, nëse nuk bien dakord me të, problemi nuk është vendimi i qeverisë. Problemi është se ata nuk e kuptojnë ende ekonominë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme