Politika 13 July 2026, 11:39 Nga VNA

Dueli i së mërkurës, Fatmir Xhafaj ja del të ulë përballë SPAK-un, pas përplasjeve Klodian Braho i shkon në komision

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i drejtuar nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka arritur të thyejë ngërçin disamujor me organet e reja të drejtësisë. Këtë të mërkurë, në orën 10:00, në sallën nr. 5 të Kryesisë së Kuvendit, do të zhvillohet seanca ku do të shqyrtohet projektrezoluata “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2025”.

VNA ka mësuar ekskluzivisht se, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme refuzuese, këtë herë përfaqësues i SPAK në këtë seancë do të jetë vetë kryeprokurori i posaçëm, z. Klodian Braho. Relatorët e kësaj projektrezolute do të jenë deputetët Bledi Çomo dhe Erion Malaj.

Kjo lëvizje shënon një kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet mes këtij komisioni të posaçëm dhe strukturave të reformës në drejtësi. Më herët, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, dhe institucioni që ai drejton kishin refuzuar prerazi të paraqiteshin pranë të ashtuquajturit "Komisioni Xhafaj".

Në qëndrimet e tyre publike dhe zyrtare, krerët e drejtësisë së re patën argumentuar se raportimi i SPAK bëhet vetëm në Këshillin e Lartë Prokurorial (KLP) dhe në seancë plenare në Kuvend, sipas përcaktimeve kushtetuese. Çdo lloj mbikëqyrjeje tjetër nga komisione të posaçme ad-hoc shihej me skepticizëm dhe si një tentativë e mundshme për të cenuar pavarësinë e organit të akuzës apo për të krijuar mekanizma paralelë kontrolli mbi dosjet investigative.

Pavarësisht kësaj rezistence fillestare dhe debateve të forta politike se ky komision synonte "skanimin" e reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj duket se ja ka dalë të imponojë axhendën institucionale. Përgatitja e z. Klodian Braho për të përfaqësuar SPAK-un tregon se institucioni ka vendosur të jetë pjesë e tryezës për të diskutuar mbi vlerësimin e veprimtarisë së vitit 2025, duke shmangur kështu një konflikt të hapur institucional me Kuvendin.

Seanca e së mërkurës pritet të jetë me interes të lartë publik, ku përveç diskutimit teknik mbi projektrezolutën, vëmendja do të jetë e përqendruar te balanca delikate mes mbikëqyrjes parlamentare dhe ruajtjes së pavarësisë së SPAK-ut.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme