Politika 13 July 2026, 11:11 Nga VNA

Bëhet e gjallë Ogerta: Gëzim i madh, po mbyllen negociatat falë punës së palodhur të qeverisë

Ndaje në Whatsapp

Kandidatja për kandidate e socialistëve për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastriliu nuk është shfaqur në publik kohët e fundit, edhe pse Edi Rama u bëri thirrje të tijëve për ta mbështetur përballë Revolucionit të Flamingove. 

Ndoshta kjo nuk tregon fort një vetëpërmbajtje të Manastirliut për të mos i dalë në krah Ramës, sa mund të jetë kujdes i ekipit që figura e saj të mos polarizohet e të thithë energji negative, që mund të kthehen në kosto për të në zgjedhjet e pranverës, nëse do të jetë sërish kandidate. 

Megjithëkëto, ajo u shfaq sot në foltoren e Kuvendit, jo për aktualitetin politik, por për të ndarë gëzimin e madh që nesër në Bruksel do të mbahet konferenca e 9-të ndërqeveritare, dhe Shqipëria do të mbyllë 3 kapitujt e parë. 

Lajmi për përmbylljen e negociatave për 3 kapitujt e parë është lajm shumë pozitiv. Asnjë sukses nuk është rastësor, por produkt i reformave. 

Një rezultat që është fryt e punës së palodhur, ndaj përgëzime administratës dhe grupit negociator. 

Shqipëria ka ndërtuar baza institucionale për një kërkim modern shkencor. 

Nuk janë thjeshtë përmbushje detyrimesh, por investime të prekshme në të ardhmen tonë. 

Një vend bëhet evropian nga mënyra si funksionojnë institucionet e tij dhe si respektohet vota. 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme