Politika 13 July 2026, 10:53 Nga VNA

Gjiknuri i trembet bllokimit të negociatave prej reformës zgjedhore, ftesë PD: Të mos e kthejmë në mollë sherri, ejani!

Ndaje në Whatsapp

Bashkëkryetari i Partisë Socialiste në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ka bërë thirrje opozitës për bashkëpunim dhe kompromis, duke zbuluar njëkohësisht gatishmërinë e qeverisë për të financuar votimin total elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjiknuri kërkoi nga palët politike që të mos kushtëzohen nga zhvillimet politike jashtë sallës së Kuvendit. „Mos u ndikoni nga ngjarjet jashtë parlamentare. Duhet të kuptoni që e vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktet apo për të ardhur në pushtet, janë zgjedhjet”, deklaroi ai, duke shtuar se kërkon „bashkëpunim nga opozita për të zgjidhur ato pak probleme që kanë ngelur” dhe që palët „të shkojnë në një votim më të shpërndarë”.

Në lidhje me infrastrukturën zgjedhore dhe shtrirjen e teknologjisë, bashkëkryetari i komisionit njoftoi se maxhoranca është e gatshme të alokojë një fond të konsiderueshëm për modernizimin e procesit. „Jemi gati për të përballuar një faturë 50 milionë euro nga qeveria për votimin total elektronik, jo për zgjedhjet lokale, por për ato të ardhshme parlamentare”, theksoi Gjiknuri, duke garantuar se „PS nuk do të imponohemi për asnjë rregull të caktuar”.

Më tej, ai bëri të ditur hapat që do të ndiqen për ecurinë e punës së komisionit parlamentar, duke synuar një paketë të plotë ligjore. „Do të kërkojmë shtyrje afati për komisionin për reformën zgjedhore dhe për disa muaj. Të miratojmë një herësh edhe Kodin Zgjedhor edhe ligjin për financimin e partive politike”, u shpreh ai.

Gjiknuri preku edhe njërën prej pikave më të debatueshme me opozitën, që ka të bëjë me përdorimin e burimeve shtetërore në fushata. „Do të trajtojmë ndarjen e shtetit nga pushtetit, çështje që e ka merak opozita. E di që ka probleme, jemi një vend me kulturë të dobët demokratike. Le të gjejmë modelet më të mira për të trajtuar edhe këtë aspekt”, pranoi ai.

Në mbyllje të fjalës së tij, bashkëkryetari socialist kujtoi se realizimi i kësaj reforme mbetet një kusht kyç për integrimin europian të vendit. „Mos e përdorni reformën zgjedhore në mollë sherri tjetër, për të mos arritur kompromis, sepse e kemi detyrë nga BE”, përfundoi Damian Gjiknuri.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme