Politika 13 July 2026, 15:20 Nga VNA

SPAK “fundos” rrethin e Metës dhe Kryemadhit, kërkon dënim për tre bashkëpunëtorët e ish-çiftit

Ndaje në Whatsapp
SPAK “fundos” rrethin e Metës dhe Kryemadhit, kërkon

SPAK kërkoi dënimin me shërbim prove për tre të pandehurit, Fatime Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Coku, të akuzuar si bashkëpunëtorë të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-politikanes Monika Kryemadhi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ata po gjykohen në një proces të ndarë nga ish-çifti.

Sipas Prokurorisë, Fatime Kryemadhi akuzohet për përfshirje në një skemë pastrimi parash, bashkë me ish-dhëndrin dhe të bijën. SPAK tha se ajo ka injektuar shuma cash në sistemin bankar, para të cilat dyshohet se janë produkt i korrupsionit të ish-presidentit dhe ish-deputetes. Sipas SPAK, Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë dhe 100 mijë euro të deklaruara nga një kompani për të shlyer kredi, të cilat janë marrë për të blerë dy apartamente, por janë paguar më pas me para cash.

Nga hetimet ka rezultuar se Fatime Kryemadhi jetonte me pension dhe nuk kishte mundësi të paguante shuma të tilla. Ndërsa, lidhur me disa hua të pretenduara se i ka marrë nga shtetas që jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk rezulton të ketë gjurmë transfertash bankare për këto para, ndërsa nga verifikimet nuk rezulton që ata t’i kenë deklaruar në kufi.

Ema Coku, e afërt me Monika Kryemadhin, rezulton se është përfshirë në skemën e pastrimit të parave me Fatime Kryemadhin dhe ish-deputeten përmes lidhjes së një kontrate noteriale në vitin 2024. Përmes kësaj kontrate, që SPAK e konsideron fiktive, ajo i ka dhënë 240 mijë euro hua Fatime Kryemadhit, me qëllim që kjo e fundit të justifikonte paratë përpara Prokurorisë, pasi hetimet ishin në fazën finale të tyre. Coku, ndonëse thuhet se nuk ka përfituar para nga korrupsioni, sipas SPAK ka ndihmuar në fshehjen e origjinës së tyre dhe veprimi i saj konsiderohet i rrezikshëm.

Piro Xhixho, sipas SPAK, teksa ishte në krye të AKEP, ka favorizuar korrupsionin e ish-çiftit Meta-Kryemadhi, të cilët ndikuan që kompania e Adrian Shatkut të lidhte marrëveshje me kompanitë celulare.

Sipas SPAK, Monika Kryemadhi ka përfituar ryshfet nga Adrian Shatku në forma nga më të ndryshmet, ndërsa Piro Xhixho e ka favorizuar këtë skemë korruptive, por nuk ka përfituar prej saj.

Në seancën e radhës pritet që këta të pandehur të paraqesin konkluzionet e mbrojtjes, përpara se gjykata të japë vendimin.

Ndërkohë, ish-çifti Meta-Kryemadhi po gjykohet në një proces të ndarë në Gjykatën e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Pretenca e SPAK për tre bashkëpunëtorët e Metës dhe Kryemadhit:

▪️ Fatime Kryemadhi – 7 vite e 6 muaj burg → 5 vite pas gjykimit të shkurtuar → kërkohet 5 vite shërbim prove.

▪️ Pirro Xhixho – 4 vite e 6 muaj burg → 3 vite pas gjykimit të shkurtuar → kërkohet 4 vite shërbim prove.

▪️ Ema Çoku – 7 vite burg → 4 vite e 8 muaj pas gjykimit të shkurtuar → kërkohet 5 vite shërbim prove.

Të tre po gjykohen në proces të ndarë nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

Video

Mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror të Buenos Airesit për të ndjekur në ekranet gjigante gjysmëfinalen e Botërorit. Pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit të Argjentinës në finalen e madhe, sheshi shpërtheu në festë mes flamujve, këngëve dhe fishekzjarreve, në një atmosferë elektrizuese. Pamjet nga Reuters

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme