Politika 13 July 2026, 20:41 Nga VNA

Aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron zhvillime politike në shtator: Protesta do të vazhdojë

Ndaje në Whatsapp

ddsdc.png

Aktivisti Ilir Xhemalaj ka paralajmëruar zhvillime të rëndësishme politike në muajin shtator, teksa protesta para Kryeministrisë vijon prej 44 ditësh.

Në një lidhje live për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Xhemalaj deklaroi se protesta qytetare do të vijojë edhe në muajt e ardhshëm, ndërsa shprehu bindjen se presioni i saj do të sjellë ndryshime të rëndësishme politike.

“Protesta do të vazhdojë. Numrat besoj se janë të mirë. Do të vazhdojmë, në shtator presim ndryshime të mëdha, uroj edhe më shpejt, por besoj që shtatori do të na vijë me ndryshime të mëdha”, tha ai.

Sipas Xhemalajt, objektivi i protestës është kryeministri Edi Rama, të cilin ai e konsideron “jolegjitim”, duke theksuar se përballja e protestuesve është me qeverinë dhe sistemin politik.

Duke komentuar edhe debatin për vlerësimet negative ndaj bizneseve në platformat online, aktivisti u distancua nga kjo nismë, duke deklaruar se asnjë prej organizatorëve të protestës nuk ka nxitur veprime të tilla.

“Nuk kemi të bëjmë fare me këtë pjesë. Ne nuk sulmojmë askënd. Lufta jonë është me sistemin dhe me kryeministrin Rama”, deklaroi Xhemalaj.

Protesta para Kryeministrisë vijon prej 44 ditësh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e aksionit qytetar me synimin për të sjellë ndryshime në skenën politike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme