Politika 14 July 2026, 11:55 Nga VNA

Ferit Hoxha "prish festën" e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen PËRKOHËSISHT

Ndaje në Whatsapp

Në një kohë kur fishekzjarrët e propagandës qeveritare po ndizen në maksimum për suksesin "historik" në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë pa dashje një dush të ftohtë realist. Përmes një postimi plot data e vetëvlerësime, Hoxha ka zbuluar hapur detajin që po kalohet në heshtje: tre kapitujt e parë po mbyllen vetëm përkohësisht.

Në gjuhën e Brukselit, kjo "përkohësi" është prova më e qartë se BE-ja nuk mjaftohet me fjalime entuziaste dhe shirita të prerë. Ajo që në Tiranë shitet si sukses përfundimtar, në tavolinat e burokratëve evropianë është thjesht një provim me kusht. BE kërkon prova të vazhdueshme dhe, mbi të gjitha, në këtë lojë rregullat janë të qarta: ato kapituj që sot mbyllen, nesër mund të rihapen sërish nëse reformat mbeten vetëm në letër. Festa vazhdon, por me kusht që të mos harrohet se "suksesi" ka një afat skadence të varur tërësisht nga monitorimi i rreptë.

Më poshtë vijon postimi i plotë i Ministrit Hoxha:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Disa data kyçe që tregojnë historinë mbresëlënëse të një udhëtimi të jashtëzakonshëm:

14 tetor 2024 – Shqipëria nuk kishte hapur asnjë kapitull negociues.

17 nëntor 2025 – Shqipëria kishte hapur të 33 kapitujt negociues.

26 maj 2026 – Shqipëria u bë vendi i parë negociues që arriti #IBAR sipas metodologjisë së re.

14 korrik 2026 – Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të negociatave duke mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë:

Kapitulli 25 – Kërkimi Shkencor Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë

Ato që duken si data në një afat kohor janë në fakt momente historike që pasqyrojnë një transformim të jashtëzakonshëm, rezultat i punës së palodhur, angazhimit të vërtetë dhe të vazhdueshëm institucional, vendosmërisë së fortë dhe vullnetit të palëkundur politik.

Kur ambicia përputhet me rezultatin, progresi bëhet i mundur, i dukshëm, i matshëm, real.

"Muri i zgjerimit" po ndryshon përsëri.

 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme