Politika 14 July 2026, 10:05 Nga VNA

Jorida Tabaku sfidon Berishën për bojkotin: “Duhet të jemi në Parlament, jo të heqim dorë nga e vetmja tribunë publike”

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku sfidon Berishën për bojkotin: “Duhet të jemi

Mesazhe nga komunikimet e brendshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që kanë qarkulluar mes gazetarëve, tregojnë se vendimi për bojkotimin e seancës parlamentare nuk është pritur njësoj nga të gjithë deputetët demokratë. Në diskutim spikasin qëndrimet e Jorida Tabakut, Bujar Leskajt dhe Ina Zhupës, të cilët argumentojnë se opozita duhet të jetë e pranishme në Kuvend për të denoncuar qeverinë dhe institucionet.

Jorida Tabaku shprehet qartë kundër bojkotit, duke theksuar se mungesa në seancë i heq opozitës mundësinë për debat publik.

“Në çdo rast unë mendoj që mospjesëmarrja na heq ne të vetmen platformë publike që ne kemi për debat. E kemi provuar shumë herë mosshkuarjen dhe i dimë pasojat. Ne duhet të përdorim çdo hapësirë që kemi për përballje. Nesër është një nga ditët ku raportojnë një sërë institucionesh dhe ka hapësirë për të gjitha temat që janë beteja të opozitës.”

Në të njëjtën linjë është edhe Bujar Leskaj, i cili e cilëson bojkotin një gabim dhe ngre pikëpyetje për mesazhin që përcjell opozita duke munguar në një seancë ku raportojnë institucione të rëndësishme.

“Për mendimin tim kjo është gabim. Sipas kësaj vendimmarrjeje, ne nuk do të flasim për KQZ, ILD, AMF, BQ, INSTAT, si edhe për kryefjalën mbështetjen e protestës qytetare?! Cili është kuptimi, ideja, mesazhi?”

Edhe Ina Zhupa kujton se në mbledhjen e mëparshme shumica kishte qenë kundër bojkotit dhe argumenton se seanca kishte rëndësi për çështjet zgjedhore dhe rezolutat për institucionet.

“Në mbledhjen e kaluar të gjithë që diskutuam ishim kundër mos shkuarjes në seancë… Është seancë për çështje të zgjedhësve dhe rezoluta për institucionet. Kështu i bie në shtator në seancë dhe s’di ç’të mirë na sjell si opozitë parlamentare.”

Mesazhet, të cilat kanë qarkulluar në media, nxjerrin në pah se brenda grupit parlamentar demokrat ka pasur një debat të hapur mbi strategjinë e opozitës, me disa deputetë që kanë kundërshtuar bojkotin dhe kanë kërkuar që beteja politike të zhvillohet nga foltorja e Kuvendit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme