Politika 13 July 2026, 21:48 Nga VNA

Murrizi rikthehet në Këshillin Kombëtar, por sulmon Berishën: “Mosha vlen në sport dhe shtëpitë publike, jo në politikë”

Ndaje në Whatsapp

fvdfg.jpg

Edhe pse është zgjedhur sërish anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslym Murrizi nuk ka pritur gjatë për të hapur një front të ri kritikash ndaj Sali Berishës dhe mënyrës se si po drejtohet partia.

Në një reagim të gjatë dhe me tone të ashpra, Murrizi rrëzon një nga argumentet që drejtuesit e PD-së kanë paraqitur si sukses, përfshirjen e një numri të madh të rinjsh në forumet drejtuese. Sipas tij, mosha nuk mund të jetë kriter për të matur cilësinë e politikës.

“Dhe këtë ‘risinë’ e moshës mesatare, Doktor, që Këshilli Kombëtar ka 30 apo 35% nën moshën 30 vjeç, na e kurse si ‘arritje’, se mosha është kriter ‘suksesi’ vetëm në sport dhe shtëpitë publike, por kurrë në politikë.”

Sipas Murrizit, politika ka nevojë për njerëz me karakter, integritet dhe mbështetje qytetare, jo për figura që promovohen vetëm për shkak të moshës.

“Politika ka nevojë për individë me karakter, me moral dhe jo hajdutë apo pazarlinj me pushtetin, për njerëz që nuk tremben nga vota dhe që kanë impakt pozitiv te votuesit.”

Ish-deputeti nuk kursen as mënyrën se si, sipas tij, janë përzgjedhur kandidaturat për forumet drejtuese. Ai pretendon se shumë prej emrave janë vendosur nga njerëzit që rrethojnë Berishën, duke përdorur një gjuhë të fortë ndaj bashkëpunëtorëve të kreut të PD-së.

“Madje e them me bindje që as vetë Berisha nuk ka njohur më shumë se 20 veta, të tjerët ia kanë dhënë eunukët që e rrethojnë.”

Murrizi ngre dyshime edhe për mënyrën se si, sipas tij, orientohen votat brenda strukturave të partisë, duke ironizuar përdorimin e mesazheve në WhatsApp.

“Flas për anëtarë të Këshillit Kombëtar që nuk urdhërohen me SMS në grup, se për ata që marrin porosi apo orientim vote me WhatsApp, nuk besoj që ka problem të dinë se kush është kandidat apo kë të votojnë, sepse ua japin porosinë ‘padrinot’ që i mbajnë në ‘tiro’.”

Në fund të reagimit, Murrizi paralajmëron se, nëse Partia Demokratike nuk shkëputet nga ata që ai i quan “parazitë politikë” dhe nga sistemi i ngritur pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, çdo përpjekje për ripërtëritje do të dështojë.

“Nëse duam që ripërtëritja të mos na kthehet në ripërtypje… Ndryshe ripërtëritja kthehet në ripërtypje dhe nga ripërtypja vjen ‘vjellja’ qytetare.”

Reagimi i Murrizit vjen vetëm pak ditë pasi ai u zgjodh pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së, duke treguar se zgjedhjet e brendshme nuk i kanë shuar debatet dhe përplasjet brenda opozitës.

Video

Mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror të Buenos Airesit për të ndjekur në ekranet gjigante gjysmëfinalen e Botërorit. Pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit të Argjentinës në finalen e madhe, sheshi shpërtheu në festë mes flamujve, këngëve dhe fishekzjarreve, në një atmosferë elektrizuese. Pamjet nga Reuters

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme