Politika 13 July 2026, 22:31 Nga JJ

Sara Mila: Ka vend edhe për QSUT, edhe për koncertin e Kanye West/ Përplaset me aktivisten Sidorela Vatnikaj për 4.2 milionë eurot

Ndaje në Whatsapp
Sara Mila: Ka vend edhe për QSUT, edhe për koncertin e Kanye West/

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, dhe aktivistja Sidorela Vatnikaj janë përplasur në një debat të fortë për financimin e koncertit të Kanye West me 4.2 milionë euro.

Vatnikaj tha se fondet e përdorura për koncertin duhej të ishin shkuar për sistemin shëndetësor, duke iu referuar edhe kërkesës së fundit të QSUT për donacione për pajisje mjekësore.

Pjesë nga debati:

Sidorela Vatnikaj: Ne vijmë për të diskutuar ide, kur kemi përballë përfaqësues të qeverisë përfundojmë duke dekonstruktuar të pavërteta. Është e pavërtetë që protesta është bërë për “rahmet”, pasi është në ditën e 44. Është e pavërtetë të thuash që ishte Kanye West që vendosi Shqipërinë në mediat ndërkombëtare, pasi ka 44 ditë që flet e gjithë media botërore për korrupsionin e Edi Ramës, krimin e organizuar që ka futur në Shqipëri dhe median e kapur që mbështet Ramën.

Sara Mila: Po bëjmë garë tani? Nuk janë shqiptarë ata që kanë shkuar në koncert?

Sidorela Vatnikaj: Janë nga shkollat 9-vjeçare, të gjithë patronazhistët, sistemin e mësuesve.

Sara Mila: Të anatemosh një koncert të lirë… Të anatemohen njerëzit sepse shkojnë në koncert, është e tmerrshme. Ka njerëz që shkojnë edhe në protestë, edhe në koncert.

Sidorela Vatnikaj: Fakti që bërtet nuk do të thotë se ke të drejtë. Është ofenduese, përveçse vjedhje ndaj qytetarëve, që 4.2 milionë euro që iu dhuruan Kanye West nuk i shkojnë QSUT-së, që sot nxjerr shpallje se nuk ka shtretër dhe kompjuterë.

Sara Mila: Këta duan që të rinjtë me dhunë të rrinë në protestë.

Sidorela Vatnikaj: Pse nuk ia dhatë QSUT-së 4 milionë euro?

Sara Mila: Ç’ke moj ti, se do t’i japim edhe QSUT. Një vend ka edhe spitalin, edhe argëtimin, edhe qejfin.

Sidorela Vatnikaj: Më shumë duhet Kanye West sesa ilaçet në QSUT?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme