Politika 14 July 2026, 15:09 Nga VNA

“Ripërtëritja” e PD-së mbyllet të mërkurën: Vokshi dhe Xhaferraj largohen nga sekretariati, por a do të ketë garë të vërtetë?

Ndaje në Whatsapp

fdffdvv.jpeg

Kjo e mërkurë pritet të shënojë fundin e asaj që Partia Demokratike e ka quajtur procesi i “ripërtëritjes”. Këshilli Kombëtar do të zgjedhë ekipin e ri drejtues me të cilin Sali Berisha do të drejtojë selinë blu në katër vitet e ardhshme, duke votuar sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët, sekretariatin dhe Komisionin e Apelimit.

Në letër duket një garë e hapur, por përvoja e viteve të fundit ka treguar se në Partinë Demokratike kandidatët shpesh shërbejnë më shumë për të krijuar idenë e konkurrencës sesa për të prodhuar një rezultat të paparashikueshëm. Edhe këtë herë, ndonëse Belind Këlliçi shihet si një nga emrat më të fortë për postin e nënkryetarit, mbetet për t’u parë nëse gara do të vendoset nga vota apo nga preferenca e kryetarit, i cili tradicionalisht ka privilegjuar besnikët e tij në postet kyçe.

Burime brenda PD-së bëjnë me dije se Flamur Noka do të kërkojë një mandat të dytë si sekretar i përgjithshëm. Ndërkohë, për tre vendet e nënkryetarëve pritet të garojnë disa emra, ndërsa Gazment Bardhi është pjesë e drejtimit ex officio. Agron Gjekmarkaj dhe Oerd Bylykbashi kanë njoftuar tërheqjen, ndërsa Luçiano Boçi pritet të kërkojë një mandat të dytë. Në listën e kandidatëve përfliten edhe Belind Këlliçi, Bardh Spahia dhe Klevis Balliu.

Statuti detyron që dy vendet e lëna bosh nga Gjekmarkaj dhe Bylykbashi të plotësohen me gra, çka ka shtuar spekulimet se një nga nënkryetaret e reja mund të jetë Albana Vokshi.

Nëse kjo ndodh, do të mbyllet një kapitull i gjatë në Forumin e Gruas Demokratike. Pas rreth 20 vitesh në krye të forumit, një periudhë gjatë së cilës nuk është zhvilluar asnjë garë për këtë post, Vokshi pritet të largohet nga drejtimi për t’u ngjitur në kupolën e partisë.

Ndryshim pritet edhe në Forumin Rinor. Besart Xhaferraj, i cili prej vitesh drejton FRPD-në dhe tashmë është afër moshës 36-vjeçare, pritet të mos rikandidojë, duke i hapur rrugë zgjedhjes së një drejtuesi të ri për organizatën rinore.

Nga gara është tërhequr edhe Ivi Kaso, i cili për 12 vite ka mbajtur postin e sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore. Ndërkohë, edhe Adriana Kalaja ka bërë të ditur se nuk do të rikandidojë për Komisionin e Apelimit.

Me zgjedhjen e strukturave të reja, Berisha synon të mbyllë zyrtarisht procesin e “ripërtëritjes” së partisë. Pyetja që mbetet është nëse kjo ripërtëritje do të prodhojë vërtet një lidership të ri, apo thjesht një rishpërndarje postesh mes emrave që prej vitesh qarkullojnë në të njëjtin rreth drejtues.

Video

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

Nxehet situata në PD por kësaj here jo nga vapa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme