Politika 14 July 2026, 19:21 Nga VNA

Si t’i përdorësh ish-të përndjekurit politikë për klikime: Manuali politik i deputetes demokrate

Ndaje në Whatsapp
Si t’i përdorësh ish-të përndjekurit politikë

Shko në Spaç me ambasadorin e BE-së. Rrugës bëj një video selfie. Më pas mbaj një fjalim për krimet e komunizmit, rendit padrejtësitë që vazhdojnë të vuajë kjo shtresë, përfshi edhe mungesën e gjetjes së eshtrave të viktimave. Në fund, gjej një ish-të burgosur politik dhe pyete publikisht se për çfarë ka nevojë. Videoja është gati.

Këtë skenar zgjodhi edhe Jorida Tabaku në vizitën e saj në Spaç. Por pyetja është tjetër: a nuk është ajo prej vitesh deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe sot kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut? A nuk e di më mirë se kushdo se ish-të përndjekurit politikë janë përdorur për dekada nga e gjithë politika shqiptare, përfshirë edhe Partinë Demokratike, pa marrë zgjidhjet që u janë premtuar?

Shfaqjet e kuruara për rrjetet sociale janë jo vetëm të panevojshme, por edhe patetike kur Kuvendi ka ende në sirtarë projektligje të depozituara pikërisht nga deputetë të PD-së: për ta shpallur Spaçin dhe Tepelenën muze të kujtesës, për dënimin e krimeve të komunizmit dhe dy projektligje për lustracionin. Asnjëra prej këtyre nismave nuk është çuar deri në fund.

Nëse Jorida Tabaku beson vërtet atë që tha në Spaç, atëherë nuk ka nevojë për video të tjera. Si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ajo mund të kërkojë që këto nisma të dalin nga sirtarët e Kuvendit. Mund të angazhohet që Muzeu i Spaçit të ndërtohet në vetë Spaç dhe jo në Reps, 6 kilometra larg. Mund të kërkojë që përballja me të kaluarën të mos mbetet vetëm një fjalim veror.

Kujtesa nuk ka nevojë për regji. Ka nevojë për vullnet politik. Dhe ai nuk matet me klikime, por me ligje të miratuara.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme