Politika 15 July 2026, 11:10 Nga VNA

“Pse nuk e keni thirrur Ramën asnjëherë për asnjë çështje?” Braho tregon a po heton SPAK për Albanian Files...

Ndaje në Whatsapp

Kreu i SPAK, Klodian Braho u përball me një sërë pyetjesh nga opozita. Mes të tjerave, ish-gjyqtari i dorëhequr Gjin Gjoni e pyeti nëse kanë nisur një hetim të drejtpërdrejtë për kryeministrin mbi librin e njohur tashmë “Albanian Files”. Gjithashtu, kreu i SPAK u sfidua se pse nuk është guxuar të thirret Rama asnjëherë për tu marrë në pyetje për asnjë çështje. 

Gjin Gjoni: Është motiv i protestës. Mos vajtja dhe mos-thirrja e kryeministrit qoftë edhe si person që ka dijeni për hetimin  (edhe për kullat, inceneratorët, etj) a ju vë në dyshim paanshmërinë tuaj?

A është nisur hetim nga ju për Albanian Files për kryeministrin?

Klodian Braho: Nuk kam komente për këtë kallëzim konkret. Nëse dikush ka prova, të vijë të na i sjellë. E them me bindje se asnjë person nuk është imun nga hetimet tona. Kushti është nevoja për hetim apo prova për vepër penale. 

 

Gjin Gjoni: Të gjitha fijet të çojnë tek Rama. Nëse ju do ta pyesnit Ramën, do të rrisnit besueshmërinë edhe tek ata që janë në shesh. 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme