Politika 14 July 2026, 21:40 Nga VNA

Pyetet për protestat në Shqipëri, Marta Kos i dërgon mesazh Ramës: Shfuqizoni ligjin për investimet strategjike

Ndaje në Whatsapp
Pyetet për protestat në Shqipëri, Marta Kos i dërgon mesazh

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, komentoi për herë të parë protestat në Shqipëri gjatë konferencës së 9-të ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, duke theksuar se ato nuk rrezikojnë procesin e integrimit europian të vendit.

“Ne nuk e shohim të rrezikuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe prova është edhe dita e sotme, pasi kemi mbyllur tre kapituj,” u shpreh Kos.

E pyetur për protestat, komisionerja theksoi se mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve themelore të Bashkimit Europian dhe kujtoi se Brukseli kishte rënë dakord me autoritetet shqiptare, edhe përpara nisjes së protestave, që gjatë këtij viti të shfuqizoheshin amendamentet e ligjit të vitit 2024 dhe ligji për investimet strategjike.

“Do t’i inkurajoja që ta bënin këtë sa më shpejt,” deklaroi ajo.

Kos shtoi se protestat janë pjesë e demokracisë, por rëndësi ka edhe mënyra se si shtetet reagojnë ndaj tyre.

“Protestat janë demokratike, por rëndësi ka edhe mënyra se si vendet i trajtojnë ato. Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin,” përfundoi komisionerja europiane.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme