Politika 15 July 2026, 19:52 Nga VNA

Rezoluta kundër Nokës ndezi debatin në PD, Kuçana e Hoxha kundër Berishës: Nuk jemi kartona, ke vendosur për Mulin

Ndaje në Whatsapp
Rezoluta kundër Nokës ndezi debatin në PD, Kuçana e Hoxha

VNA ka mësuar arsyen e debatit mes anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së kësaj të mërkure të Këshillit Kombëtar.

Burime bëjnë me dije se shkak u bë një rezolutë e paraqitur nga Ilirjana Kuçana dhe një tjetër anëtar i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha, e cila kishte në fokus Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Përmes saj synohej të bllokohej kandidimi i Nokës për një tjetër mandat në postin e numrit dy të Partisë Demokratike.

Pas ndërprerjes së transmetimit live, debati ka vijuar me tone të ashpra. Sipas burimeve të VNA-së, Kuçana dhe Hoxha i janë drejtuar Berishës me fjalët: “Ne nuk jemi kartona, ti ke vendosur për Mulin.”

Pavarësisht përplasjes, Sali Berisha ka vendosur ta lërë garën të hapur për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ku Flamur Noka do të përballet me Saimir Korreshin. Megjithatë, sipas burimeve, Noka mbetet favoriti për ta fituar edhe këtë mandat.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme