Politika 15 July 2026, 19:14 Nga VNA

Debat i pazakontë në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndërpritet mbledhja dhe fiket transmetimi live pas përplasjes së Berishës me Ilirjana Kuçanën

Ndaje në Whatsapp
Debat i pazakontë në Këshillin Kombëtar të PD-së,

Një debat i rrallë brenda Partisë Demokratike ka detyruar ndërprerjen e përkohshme të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ndërsa për disa çaste është ndërprerë edhe transmetimi live nga selia blu.

Shkak për përplasjen u bë një pretendim i anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, e cila kërkoi të diskutohej një rezolutë që, sipas saj, ishte dorëzuar 24 orë përpara mbledhjes, në përputhje me parashikimet e statutit të Partisë Demokratike.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar, Julia Emiri, iu përgjigj Kuçanës se mbledhja kishte një rend dite të miratuar dhe se rezoluta e paraqitur prej saj nuk mund të përfshihej për diskutim në atë seancë.

Në debat ndërhyri edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i kujtoi Kuçanës dispozitat e statutit, duke argumentuar se kërkesa e saj nuk lejohej sipas rregullave të partisë.

Përplasja mes të dyve vijoi për disa momente. Në një çast, Berisha iu drejtua Kuçanës me fjalët: “Nuk mund ta shkruajmë statutin këtu.”

Kuçana vazhdoi të kundërshtonte argumentet e Berishës, por në atë moment nuk kishte mikrofon, ndaj reagimi i saj nuk u dëgjua në transmetim.

Vetëm pak sekonda më vonë, regjia e selisë së Partisë Demokratike ndërpreu sinjalin e transmetimit live nga mbledhja, ndërsa seanca u pezullua përkohësisht.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme