Politika 17 July 2026, 14:11 Nga VNA

“Delina Ibrahimaj në dy vende njëherësh? Me këtë ritëm, meriton dy rroga”

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-17 at 2.10.23 PM.jpeg

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, duket se ka arritur atë që për qytetarët e zakonshëm është e pamundur: të jetë në dy vende njëherësh.

Në një anë, kryeministri Edi Rama e transmeton “live” në Facebook duke mbajtur fjalën në aktivitetin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Në anën tjetër, në të njëjtën kohë, ministrja shfaqet në transmetimin “live” të Kuvendit, duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, mbledhje e drejtuar nga Ulsi Manja.

Nëse të dy transmetimet kanë qenë vërtet të drejtpërdrejta, atëherë Delina Ibrahimaj jo vetëm që ka sfiduar ligjet e fizikës, por ndoshta meriton edhe dy rroga, pasi rezulton të ketë qenë në punë në dy vende njëkohësisht.

Sigurisht, shpjegimi më i mundshëm është që njëri prej transmetimeve të mos ketë qenë realisht “live”, por deri tani nuk ka asnjë sqarim zyrtar për këtë mospërputhje.

Deri atëherë, mbetet pyetja: ku ishte në të vërtetë ministrja Delina Ibrahimaj dhe cili prej dy transmetimeve nuk ishte “live”?

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme