Politika 20 July 2026, 15:11 Nga VNA

Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit, nuk pranojnë raportimin e Endri Shaabnit. Peleshi ndërpret seancën

Ndaje në Whatsapp

vffvfvvd.PNG

Deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit gjatë seancës plenare, në momentin kur ishte parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Deputetët opozitarë kanë bllokuar foltores, pasi ata nuk janë dakord që të dëgjojnë raportimin e avokatit të popullit Endrit Shabanit.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se Shabani është zgjedhur në krye të këtij institucioni në shkelje të ligjit, pasi sipas tij janë keqpërdorur firmat e deputetëve të opozitës. Ai tha se Shabani nuk mund të raportojë në Kuvend derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet për këtë çështje, ndërsa ironizoi duke thënë që mund të shkojë të raportojë në mbledhjet e PS.

Situata e krijuar ka detyruar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, të ndërpresë përkohësisht seancën dhe të njoftojë një pushim 5-minutësh me qëllim qetësimin e tensioneve në sallë.

Debatet mes mazhorancës dhe opozitës kanë vijuar gjatë gjithë seancës, ndërsa tensione janë shënuar edhe jashtë ambienteve të Kuvendit, ku qytetarë po zhvillojnë protestë përpara godinës së Parlamentit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme