Politika 23 July 2026, 16:18 Nga VNA

Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca pasi hodhi ujë drejt Ramës gjatë votimeve në Kuvend

Ndaje në Whatsapp

fgbfgb.png

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së u përjashtua nga punimet e seancës plenare pasi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në një moment tensioni mes opozitës dhe mazhorancës.

Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me tensione, pasi kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u përjashtua nga punimet pas një incidenti me kryeministrin Edi Rama.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës kur mazhoranca po vijonte me votimin e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës, ndërsa deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren dhe po kundërshtonin zhvillimin e procesit me zhurmë në sallë, përfshirë goditjen e tavolinave me sende.

Bardhi u ngrit nga vendi i tij dhe hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Rama, duke e lagur. Pas incidentit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi duke njoftuar përjashtimin e deputetit demokrat nga seanca.

Pavarësisht vendimit të drejtimit të Kuvendit, Bardhi vijoi të qëndrojë në sallë, ndërsa mazhoranca nuk ndërpreu procesin dhe vazhdoi votimin e projektligjeve njëri pas tjetrit.

Përplasja mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës vijon në një seancë të karakterizuar nga tensione të larta politike dhe përplasje procedurale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme