Politika 23 July 2026, 23:01 Nga JJ

Lufta për “çelësin” e tenderave/ Rama zbret në fushë, Manja fiton, Çuçi detyrohet të tërhiqet

Ndaje në Whatsapp
Lufta për “çelësin” e tenderave/ Rama zbret në

Disa ditë më parë, VNA raportoi se gara për drejtimin e Komisionit të Prokurimit Publik nuk ishte një procedurë rutinë, por një përplasje mes klaneve më të fuqishme të Partisë Socialiste për kontrollin e një institucioni kyç, nga i cili kalojnë ankesat për tendera me vlera dhjetëra e qindra milionë euro.

Zhvillimet e sotme në Kuvend duket se e konfirmuan këtë skenar.

Teksa jashtë Parlamentit protestuesit përplaseshin me policinë, brenda sallës u zhvillua një betejë krejt tjetër. Jo për integrimin europian, as për hallet e qytetarëve, por për drejtimin e Komisionit të Prokurimit Publik.

Me 78 vota pro, 3 abstenime dhe 4 kundër, Kuvendi zgjodhi Ismail Shehun në krye të KPP-së.

Megjithatë, votimi nuk ishte aspak formal. Përplasja mes grupimeve brenda PS-së u reflektua edhe në ndërprerjen dy herë të seancës parlamentare, ndërsa në fund u desh ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama për të zhbllokuar situatën.

Ashtu siç kishte raportuar VNA, Ismail Shehu konsiderohej kandidati i mbështetur nga Ulsi Manja, ndërsa Enea Hoti shihej si kandidati i afërt me Bledi Çuçin. Në fund, Hoti u tërhoq nga gara, ndërsa kandidatura e Behar Zenelit, i identifikuar me linjën e Bashkisë së Tiranës, mori vetëm dy vota pro.

Ironia është se, ndërsa prej muajsh qeveria premton se inteligjenca artificiale do të reduktojë ndërhyrjen njerëzore në prokurimet publike, për drejtimin e institucionit që vendos mbi fatin e tenderave u desh ndërhyrja personale e kryeministrit për të shuar konfliktin mes klaneve të mazhorancës.

Në fund, më shumë sesa algoritmet, rezultatin e vendosën ekuilibrat politikë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme