Politika 24 July 2026, 19:52 Nga VNA

“Qepe gojën! Ik pirdhu”/ Sherr me dyer të mbyllura në PS, Braçe përplaset me Ramën për anëtarët e KPP-së: Do bëj ndonjërin shembull

Ndaje në Whatsapp
“Qepe gojën! Ik pirdhu”/ Sherr me dyer të mbyllura në

Mbledhja e sotme e përbashkët mes qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk ka qenë aspak aq harmonike sa u përpoq të shfaqej. Burime i thanë VNA-së se deputeti Erion Braçe ka qenë i vetmi që ka prishur qetësinë, duke u përplasur me kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si u miratuan dhe u votuan një ditë më parë në Kuvend anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Sipas burimeve, Braçe ka kundërshtuar faktin që deputetëve u janë kërkuar vota për kandidatë që nuk i njihnin dhe për të cilët nuk kishin pasur asnjë diskutim paraprak.

“Votuam njerëz që nuk i njohim. Na i sillni gjërat gati dhe kërkoni të votojmë me sy mbyllur”, mësohet të ketë thënë Braçe gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.

Reagimi i Ramës ka qenë i menjëhershëm.

“Ata janë verdikti i qeverisë. Ç’të bëj që na e kërkon BE-ja? Se nuk e sillnim fare në Kuvend.”

Por Braçe nuk është tërhequr dhe ka vijuar replikën me kryeministrin. Pikërisht në atë moment, sipas burimeve të VNA-së, Rama ka humbur durimin.

“Qepe gojën. Mos fol mbi mua. Ik pirdhu.”

Më pas, kryeministri ka lëshuar edhe një mesazh që është interpretuar si paralajmërim për të gjithë deputetët socialistë.

“Do bëj ndonjërin shembull. Se deri tani kam menduar që nuk ju punojnë mirë neuronet.”

Sipas burimeve, përplasja mes Ramës dhe Braçes ishte momenti i vetëm që prishi qetësinë e mbledhjes, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve preferuan të mos ndërhynin.

Një tjetër detaj që nuk kaloi pa u vënë re ishte heshtja e Elisa Spiropalit. Pas përplasjes publike me Edi Ramën në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, ku kryeministri i kujtoi se “herën e parë nuk erdhe në votim, herën e dytë bëre çarçafin dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, ndërsa nuk e lejoi as të replikonte, ish-kryetarja e Kuvendit zgjodhi këtë herë të mos thoshte asnjë fjalë. Nëse javët e fundit është shfaqur ndër figurat më aktive në debatet publike brenda Partisë Socialiste, në mbledhjen me dyer të mbyllura, mesa duket, preferoi të flasë vetëm kur i afrohen mikrofonat, ndërsa përballë Ramës zgjodhi heshtjen.

Përplasja me Braçen tregoi edhe një tjetër anë të mbledhjes. Pavarësisht përpjekjeve për të projektuar unitet, Rama nuk e fshehu irritimin ndaj zërave kritikë brenda grupit të tij parlamentar. Shprehja “Do bëj ndonjërin shembull”, e artikuluar pas debatit me Braçen, la të kuptohet se kryeministri është gjithnjë e më pak i gatshëm të tolerojë rebelimet brenda Partisë Socialiste. Pas paralajmërimit ndaj Spiropalit dhe shpërthimit ndaj Braçes, mbledhja e sotme me dyer të mbyllura dha sinjalin se Rama duket i vendosur të vendosë disiplinë të plotë në grupin e tij parlamentar, në një moment kur zërat kritikë brenda mazhorancës po bëhen gjithnjë e më të dukshëm.

Video

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme