Politika 24 July 2026, 15:40 Nga VNA

Protestat në Shqipëri/ Demokratët Europianë akuzojnë qeverinë Rama për përdorim force ndaj qytetarëve

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.jpg

Demokratët Europianë kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me protestat e fundit në Shqipëri, duke ngritur akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama për mënyrën e menaxhimit të situatës dhe përdorimin e forcës nga autoritetet.

Në fokus të reagimit është vendosur një moment gjatë protestës para Kuvendit, ku shfaqet një nënë duke përqafuar djalin e saj autik. Sipas Demokratëve Europianë, i riu është prekur nga spraji i piperit i përdorur nga policia gjatë përplasjes me protestuesit.

Sipas kësaj force politike, pamjet përbëjnë një simbol të mënyrës se si, sipas tyre, institucionet shtetërore iu përgjigjën qytetarëve që shprehën pakënaqësi përmes protestës.

Në reagimin e tyre, Demokratët Europianë theksojnë se Shqipëria ka nevojë për më shumë llogaridhënie demokratike, mbikëqyrje të pavarur dhe garantimin e të drejtës për protestë paqësore. Postimi shoqërohet me mesazhin: “Shqipëria reziston. Rama përgjigjet me represion.” 
 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme